FOTO/ Zbardhet urdhëri i Xhafës, nis vettingu për Policinë e Shtetit, Gardën...

FOTO/ Zbardhet urdhëri i Xhafës, nis vettingu për Policinë e Shtetit, Gardën dhe SHÇBA-në

157
0
Shares

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka firmosur urdhrin për vettingun në radhët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së. Siç ishte lajmëruar më herët, Ministri Xhafaj ka firmosur nisjen e punës për ngritjen e strukturave që do të përgatisin procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës, integritetit dhe aftësive profesionale të punonjësve të Policisë, Gardës dhe SHÇBA-së. Në urdhër parashikohet ngritja e grupit të punës, i cili kryesohet nga zv.ministri i Brendshëm dhe do të asistohet nga misionet e asistencës së BE-së (Pameca V) dhe ShBA-së (ICITAP), si dhe ekspertë të mirënjohur ndërkombëtarë. Kontributi aktiv i asistencës ndërkombëtare do të ndihmojë për zhvillimin e një procesi teknik sa më profesional, transparent dhe të besueshëm. Ndër detyrat kryesore të punës së këtij grupi parashihen: analiza e gjendjes aktuale si dhe hartimi e propozimi i një pakete të plotë ligjore, për realizimin e këtij procesi Vettingu, që duhet të  dorëzohet brenda këtij fundviti. Ky proces është pjesë e prioriteteve të Ministrisë së Brendshme dhe synon verifikimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale (Vetting) të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Procesit të Vettingut do t’i nënshtrohen të gjithë punonjësit e strukturave të mësipërme pa përjashtim, në të gjitha nivelet, nga drejtuesi më i lartë deri te specialisti më i thjeshtë. Rritja e besimit të qytetarëve në organet e rendit dhe sigurisë është një objektiv parësor i punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY