Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Banori i Shkozës i shkruan deputetes: Je një gënjeshtare, mallkoj veten që votova PS!

15/09/2017
FOTO/ Protesta, banorët përleshen me policinë në Shkozë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një grup ndërinstitucional është krijuar për të gjetur mundësi sipas kategorive që futen në këtë situatë; me leje, pa leje dhe në procese gjyqësore. Të paktën kështu ka bërë të ditur deputetja e zonës, Elona Gjebrea për banorët e Shkozës, të cilët dolën dje në protestë, pasi preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës, ku në pjesën e parë të projektit do të prishen 153 shtëpi.
Duke iu kthyer përgjigje një qytetareje, shtëpia e së cilës rrezikon të prishet, deputetja Gjebrea ka bërë të ditur se duhet kuptuar situata dhe nevoja për këtë ndërhyrje madhore në dobi të komunitetit që do të sjellë dhe zhvillim të zonës. Ja çfarë shkruan ajo:
“Përshëndetje! Sikurse kam sqaruar në reagimin tim një grup ndërinstitucional është krijuar për të gjetur mundësi sipas kategorive që futen në këtë situatë. Me leje, pa leje dhe në procese gjyqësore. Po bëjmë më të mirën. 2 persona të zgjedhur nga përfaqësia e banorëve janë në kontakt të vazhdueshëm me mua. Po duhet kuptuar situata dhe nevoja për këtë ndërhyrje madhore në dobi të komunitetit që do të sjellë dhe zhvillim të zonës. Jam në mbështetje tuajën për të gjetur një mundësi mbështetje!”.
Mirëpo, njëri prej komentuesve duket se e ka nxjerrë “huq” deputeten Gjebrea se ka shkuar të takojë dje banorët në Shkozë, për të diskutuar sa i përket problemi që ata kanë. “Pse gënjen? Dje ishe ne Rinas duke u larguar nga Shqipëria. Ku i takove qytetaret?”.
Ajo çka bie në sy në komentet e dërguar deputetes Elona Gjebrea është një SMS shkruar nga një zotëri në drejtim të deputetes Gjebrea, i cili mallkon veten që ka votuar për PS-në, ndërsa thekson se po i groposin të gjallë. Vajzës së tij i ka rënë të fikët dje, ndërsa nipin ia ka marrë policia. Ja çfarë i shkruan ai deputetes Gjebrea.

Letra e banorit

“Znj. Gjebrea. Kam pasur dhe kam respekt. Jam ai xhaja që po luaja domino te dyqani, te Agushe Gjexovica që foli dhe gruaja ime. Të premtuam votat tona dhe ju më premtuat në mes të gjithëve: ‘xhaxha je i pari që do të marrësh legalizimin’.
Mirëpo, dhe tani se kam marrë akoma. Ti e di mirë që unë jam i sëmurë që të informojë edhe gruaja ime me këshilltarin e zonës dhe prapë kam ardhur në Itali për kurim. Kur marr vesh që goca ime që është edhe e sëmurë e shoh të shtrirë në këmbët e policisë që i kishte ikur edhe gjuha.
Gjithashtu dhe nipin tim që e merr policia. I thashë vetes dhe e kam mallkuar se kujt ia kam dhënë votën me familjen time deri kur është themeluar partia socialiste. Kjo parti, familjen time po ma gropos. Kur u shemb dyqani te Ali Demi, në tokën time ku më kishin prishur shtëpinë private, që kjo qeveri akoma s’më ka shpërblyer. Vetëm emrin kam për shpërblimin e shtëpisë.
I kam bërë gjithë veprimet deri tek banka që do t’i dërgonin, por ende s’kam marrë asgjë. Këtu që kam bërë shtëpinë që ma keni zotuar që, fola më lart dhe kur mësova edhe për gocën Anila Mema që ka komunikuar dhe pashë edhe videot me policinë them që kjo është socialistja dhe nuk kam më besim?! Që kjo qeveri që kam votuar deri ku u themelua dhe prandaj jam i shqetësuar dhe i zhgënjyer. Pres që të bëjnë ndonjë kthesë dhe të ndonjë përgjigje të mirë, Faleminderit!”. GSH.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.