Një 27 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Ngjarja ka ndodhur në Torino këtë të premte. Sipas informacioneve të marra shkak është bërë përplasja mes një Mini Cooper, i drejtuar nga një burrë dhe një motori Suzuki. Motivi i aksidentit mbetet ende i paqartë. Shqiptari 27-vjeçar po drejtonte motorin, e nga përplasja ka marrë plagë të rënda. Ai humbi jetën në spital pasi u dërgua në gjendje të rënduar shëndetësore. Mediat kanë publikuar edhe pamjet e para nga vendi i aksidentit. Emri i viktimës nuk bëhet me dije.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/