BESNIK ALIAJ/ What is next? Populli dhe Opozita përballë Pushtetit të Oligarkisë!

BESNIK ALIAJ/ What is next? Populli dhe Opozita përballë Pushtetit të Oligarkisë!

92
0
Shares

 

besnik aliaj new vogel11

Besnik Aliaj

Partia Demokratike doli javen e kaluar ne proteste masive, pas thuasje 4 vitesh opozite te moderuar. Ne keto 4 vite Opozita organizoi kryesisht takime spontante e protesta te vogla lokale, dhe vetem dy protesta masive te meparshme, si reagim ndaj politikave shtrenguese dhe centralizuese te maxhorances. Pertej ketyre aksioneve masive ne terren, ajo nuk rreshti se denoncuari me fakte dhe qytetari, permes konferencave te shtypit, problematikat ne rritje te kesaj maxhorance. Basha si kryetar i ri i Partise eshte perpjekur te ndertoje nje fryme sa me europeiste dhe nje linje te re politike ne PD, duke u perqendruar tek takimet e drejteperdrejta me qytetari me njerezit e thjeshte dhe ekspertet e fushave te ndryshme te perjashtuar nga qeverisja. Ai ka bashkebiseduar me bizneset e vogla, familjare e te mesme te falimentuara; me bujqerit e lene ne harrese, me qytetaret e permbytur dhe pakompensuar, me familjet e dhunuara dhe burgosura per pamundesi ekonomike, etj. Ai u ka kerkuar edhe ndjese per gabimet e PD. Nderkohe ai ka punuar per ringritjen e strukturave te partise dhe FRPDse pas humbjes se 2013s, riorganizimin e departamenteve te partise dhe hartimin e nje programi zhvillimi social ekonomik alternativ qe atakonte pikerisht problemet e njerezve ne terren. Nuk eshte lene pas dore as ndertimi i aleancave te reja pragmatike dhe morale me partite e vogla, intelektualet, grupimet civile dhe aktivistet sociale. Nuk kane munguar as kritikat dhe diversionet ndaj tij si jashte edhe brenda partise. Mjaft e kane konsideruar madje si shume “soft” per situaten ne Shqiperi dhe per rivalet politike qe ka perballe. Por Basha ka vijuar me strategjine e tij “soft”.
Nderkohe qe grupi parlamentar i Opozites, fale pervojes se ish-liderit Berisha, zhvillonte nje beteje te ashper e pa kompromis kunder nismave ligjore te maxhorances ne Parlament, nisma te cilat kane dhunuar shpesh kolona te qenesishme te shtetit, kushtetutes dhe te se drejtes, Basha zhvilloi paralelisht edhe nje raport intensiv diplomacie politike nderkombetare duke arritur me shume sukses dhe efektivitet te bindte faktorin nderkombetar per shqetesimet reale te PDse ne Parlament si reflektim i shqetesimeve qe vinin edhe nga kontaktet e drejteperdrejta te shoqerise. Te pakten ne dy raste si: Ligji per dekriminalizimin e shtetit dhe politikes, si dhe Paketa ligjore per reformen ne drejtesi; kaluan ne Parlament vetem pas filtrimit nga Opozita, dhe ne fund te dyja keto beteja ligjore dhe morale u fituan nga PD dhe personalisht nga Basha qe mbajti edhe kosto personale ne perballjet per to!
Por tani pas kater vitesh, dhe prej nje jave Opozita i eshte rikthyer protestes masive, e cila ja ka arritur qe diten e pare te jete mjaft qytetare, duke na kujtuar disa nga modelet me te mira te demokracise perendimore. Natyrisht protesta ka akoma mundesi te persoset me tej me kreativitet dhe vendosmeri. Por kete rradhe te gjithe po shohin se dicka po ndodh ndryshe nga me pare, dhe insistimi personal i Bashes per te kaluar ne nje faze te re opozitarizmi duket se i ka te gjitha shanset te jape perseri efekt mjaft pozitiv, po ashtu si ne rastin e Dekriminalizimit dhe Reformes ne Drejtesi!
Kjo konstatohet nder te tjera edhe per faktin human se sot ne protesten e Opozites nuk ka greve banale urie apo sakrifica te jetes njerezore per interes te ngushte politik te karieres se dikujt! Njerezit jane ne nje proteste qe me shume se sa vrasje e “frikes”, po perjetohet si nje feste e demokracise dhe e fjales se lire. Kjo sepse ne keto Forume Qytetare si rralle here keto kater vjet po shihen te marrin pjese jo vetem antaret e militante te partive opozitare por edhe njerez pa parti e nga te gjitha kategorite sociale. Ne takime po artikulohen qarte teza jo te pergjithshme, por problematika te prekshme qe vijne direkt nga pakenaqesia e madhe ne rritje dhe konsumimi i tmerrshem i maxhorances ne fuqi. Edhe pse disa prej tyre kane ende skepticizem te larte ndaj PDse dhe Bashes, shume grupime te tjera dhe faktore kritike te shoqerise sot duket se po perafrojne cdo dite e me shume qendrimet me Opoziten per nje kauze me te madhe qe ne menyre te permbledhur bazohen tek keto shtylla: mbrojtja e zgjedhjeve te lira dhe restaurimi i lirise dhe shtetit te se drejtes; rithemelimi i republikes dhe shtetit social; lufta kunder korrupsionit dhe rrezikut te kontrollit te vendit nga mafia; parandalimi urgjent i konfliktualitetit politik dhe arritja e nje pakti te ri social drejt nje progresi te shpejte ekonomik, ne kushtet e nje destabiliteti ne rritje ne bote dhe Europe, etj.
Ne kete kushte ceshtja eshte: What is next?
Pergjigja nuk eshte e lehte, por tashme duket se po ravijezohet qarte! Opozites se bashkuar ne teresi, dhe PDse ne vecanti, i lypset qe te pershtase sa me pare nje plan taktik operacional solid per daljen sa me pare nga kriza e krijuar nga qeverisja e keqe dhe lunatizmi politik ne vend duke mos e humbur per asnje cast boshtin e saj referues, qe duket se po formatohet ne keto ceshtje kryesore:

1. Mbajtjen gjalle te protestes deri ne plotesim pa kushte te kerkeses baze per krijimin e qeverise teknike qe merr persiper organizimin e zgjedhjeve te lira dhe mbylljen e procesit te dekriminalizimit/vetingut te politikes, administrates dhe drejtesise. Cdo kthim mbrapa ne kete pike do ishte vetevrasje politike! Eshte e papranueshme qe pas cerek shekulli nuk organizojme dot zgjedhje, vaj halli tjerat. Ky duhet te jete momenti final qe Shqiperia te ndahet perfundimisht nga zvarritja e “tranzicionit” te pafund pas-komunist. Tashme kemi hyre ne fazen e rrezikshme te nje populizmit autoritar qe mund te na coje perfundimisht drejt nje sistemi putinist, ne se nuk veprohet SOT!
2. Paralelisht me aksionin sa me siper, Opozita duhet te kete gati planin B, qe nis me ballafaqimin e draft-programit te ri ekonomik, me shoqerine dhe grupimet e interesit me nje baze sa me te gjere perfaqesimi, dhe mbi bazen e problemeve qe jane evidentuar nga vete qytetaret e perjashtuar nga perfitimet e qeverisjes. Ajo qe duhet pasur mire parasysh eshte shmangia me cdo mundesi e kosto e premtimeve populiste, ne menyre qe te rifitohet perseri besimi i popullsise ndaj real-politikes, gje qe ne keto momente eshte ne piken me te ulet te mundshme ne historine e shtetit shqiptar, per shkak te deshtimit sistematik te elitave politike!
3. Hartimi sa me pare i nje liste sa me te pasur e me te diversifikuar me “perfaqesues te rinj”, te pa-perlyer, te pa-konsumuar, qe do te jete baseni intelektual e profesional, nga ku do te dale neser ekipi qe do beje ligje cilesore ne parlament dhe do te qeverise me dashuri per vendin dhe respekt per ligjet, shtetin e qytetaret! Keta personazhe duhet te jene personalitete te provuar e me histori suksesi personal ne administrimin publik dhe privat ose ne iniciativa qytetare e politike me impakt e funksion te qarte publik. Por kjo nuk do te thote te perjashtosh nga angazhimi ata qe kane kontribuar deri me sot ne politike. Demokracia madje ka vend dhe kuptim kur funksionon per te gjithe. Por kjo do te thote edhe qe te gjithe ata qe kane patur ne nje forme ose tjeter angazhim prej vitesh ne parti dhe/ose qeverisje deri me sot (perfshi shkruesin e ketyre rradheve) duhet t’u lene urgjentisht vendin figurave te reja, sidomos ata per te cilet ka realisht respekt opinioni publik. Ky eshte vetingu i vertete moral per nje force politike moderne! Shqiperia sot kerkon deshperimisht ndryshim urgjent te elitave politike dhe c’tensionim te jetes publike, dhe ajo force politike qe do te adoptohet sa me shpejt me kete mentalitet, jo vetem qe do te mbijetoje duke qene ne pararoje te suksesit si per veten, por do te jete edhe me e dobishme per vendin. Ketu duhet te nenvizojme sa me mire se kuptimi i shprehjes “figura te reja” nuk eshte domosdoshmerisht baraz me “moshen e re fiziologjike”. Ne kundert sot me shume se kurre ka rendesi ka cilesia, pervoja jetes, edukimi dhe morali qe keta personazhe publike kane si bagazh te trasheguar personal, qe eshte edhe pikenisja me e mire per nje karriere te sukseshme politike, larg driteshkurtesise se servilizmit ndaj “shefit” dhe sa me larg edhe ndaj korrupsionit. Vendi dhe rrjedhimisht Opozita ka nevoje sot per njerez kritike, idealiste dhe te ditur! Te tjeret duhet te lene menjane iracionalitetin, egoizmin dhe qefmbetjet. Te gjithe duhet te bashkohen sa nuk eshte vone qe te mbeshtesin lidershipin e ri te Opozites qe duhet te inspiroje dhe udheheqe drejt fitores shoqerine tone ne krize. Ashtu si neser ne pushtet ky lidership duhet te jape llogari ne rast deshtimi. Kjo eshte llogjika e thjeshte e njerezve te thjeshte qe duhet kuptuar e pranuar nga te gjithe ne Opozite nje ore me pare. Ndershmeria ne sot Opozite dhe neser ne Qeverisje jane hambari me i mire i besimit reciprok me shoqerine!
4. Te vijoje perpjekjet per nje dialog intensiv me nderkombetaret per te spjeguar me mire dhe me fakte ate qe ndodh realisht ne Shqiperi pas fasadave! Mbi te gjitha per te spjeguar se behet fjale jo thjesht per PD, por per Popullin dhe Opoziten kunder Pushtetit te Oligarkise.

Shkurt Opozita dhe PD ne kete moment i ka te gjitha shanset te hapura per vete-reformim si garanci per sukses elektoral dhe qeverises neser! Qenia ne Opozite i jep me shume shanse se partite ne pushtet! Duhet vetem mendje e hapur dhe bashkim! Koha eshte tani! Neser eshte vone per te gjithe!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY