Basha – Ramës: Do të luftojmë kundër teje, nuk ka paqe mes...

Basha – Ramës: Do të luftojmë kundër teje, nuk ka paqe mes nesh

113
0
Shares

Lulzim Basha fjalën e parë në Kuvend si kryetar i Partisë Demokratike e nisi me bilancin e qeverisë “Rama 1”. Kryeopozitari Basha e quajti të dështuar qeverinë “Rama 1”, por të tillë e quajti edhe “Rama 2”.
Kreu i PD i tha Ramës se nuk e ka konkurrent dhe se nuk ka degë ulliri për paqe mes tyre. Ai tha se do të luftojë kundër tij dhe qeverisë së tij.
Basha tha se “Rama 1” erdhi pas 4 vitesh me asnjë premtim të mbajtur. Marrëveshjen e 18 majit kreu i PD e quajti të vdekur në 25 qershor.
Duke u ndaluar te programi “Rama 2”, Basha e konsideroi skandal, pasi sipas tij nuk është në objektivat e tij integrimi i Shqipërisë në BE.

“Të realizojmë reformën zgjedhore”
“Reforma gjedhore është shansi i vetëm që ndryshimi të jetë paqësor. Ky regjim nuk duhet të vazhdojë më. Brenda këtyre mureve mbahet peng vullenti i shqiptarëve. Nuk ka asnjë celës ta mbajë të kycur vullnetin e shqiptarëve. Kemi detyrimin ti hapim një rrugë të vertetë. Të garantojmë lirinë e votës dhe zgjedhjeve të lira. Nëse kjo nuk ndodh atëherë lind e drejta të shqyejë dyert e gjilizit. Ky është shanci i fundit për ta ndryshuar me duart tona. PD do të propozojë një paketë masash për sistemin e kalbur”.

“Skandal, programi ‘Rama 2’ nuk përfshin integrimin e Shqipërisë në BE”
“Rama 2 do të bëjë keq dhe në kundërshtim me interesin publik. Është një skandal i madh që programi nuk përfshin asnjë veprim për integrimin në BE. Me përjashtim të fjalës së përgjithshme intensifikim.
Në vend të fjalës integrim në BE, Rama ka prioritet integrimin e Shqipërisë në Ballkan.
Ka një arsye të rëndësishme braktisja e Integrimit Europian nga Rama. Ai nuk ka interes pwr integrimin nw BE, sepse ajo kërkon plotësimin e një sërë kushtesh, të luftojë krimin, drogën dhe korrupsionin dhe këtë ai nuk mund ta bëjë.

“Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh”
“Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh. Ajo që ti tund këtu është një degë e tharë e kanabisit që ka bllokuar integrimin, shkatërruar ekonominë dhe asgjësuar Shqipërinë. Që të bëhesh konkurenti im është e vështirë, e pamundur. Duhet të lesh krimin dhe të përqafosh vlerat. Duhet të shkarkosh Rucin, duhet të arrestosh vëllanë Xhafës. Duhet ta shkarkosh Xhafën për lidhjet e tij me krimin. Duhet të arrestosh trafikantet. Duhet të heqësh kryetarët kriminalë të krimeve. Duhet të rikthesh banditët në burg. E bën dot ti këtë? Kjo është qeveria e krimit.

“Po bllokon integrimin”
Ishe ti dhe partia jote që për interesin personal punuat kundër NATOs. Ti, zbarkove në bulevard për të penguar liberalizimin e vizave. Tani je prap ti që prej drogës dhe krimit po rrezikon kthimin e vizave dh eke bllokuar integrimin. Sic e shikon asgjë nuk na bashkon. Unë besoj tek vota e lirë, unë besoj se kriminelët e kanë vendin në burg, ti i liron para zgjedhjeve.

“Do luftojmë kundër teje”
E ardhmja e Shqiëprisë nuk ka qenë kurrë më në pikëpyetje se sot, e ardhmja e tyre na ndan dhe nuk na bashkon. Ne nuk jemi konkurente. Ti ke zgjedhur aleancën me krimin. Në këtë betejë unë dhe PD jemi me njerëzit, ne jemi kundër teje, ne do të luftojmë kundër teje. Unë nuk kam zgjedhur të jem këtu për të ardhemen e familjes time. Sa më të pasur të bëhen politikanët aq më të varfër do të jenë shqiptarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY