Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & FOTO/ Britani, dënohet një tjetër shqiptar

11/09/2017
EMRI & FOTO/ Britani, dënohet një tjetër shqiptar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një tjetër trafikant shqiptar droge është dënuar me burg nga një gjykatë britanike, pasi u kap nga policia me një sasi kokaine në makinën e tij. Jetmir Kapica 27 vjeç u ndalua nga autoritetet në Shelton, ndërkohë që shpërndante drogë nëpër qytetet.
Gjykata e Stoke-on-Trent u njoh me faktin se oficerët e policisë kishin zbuluar disa qese me drogë të klasit A, brenda makinës që kishte marrë me qira.
Prokurori Paul Spratt tha se Kapica u ndalua mbrëmjen e 22 Korrikut, ndërkohë që lëvizte me një Audi në Barry Road, në Shelton.
“Ai i tregoi oficerëve një datëlindje të rreme dhe një emër që ishte pjesërisht korrekt. Oficerët bënë kontroll në automjetin e tij dhe gjetën disa qese të vogla që mbanin pluhur të bardhë, që më vonë rezultoi se ishte kokainë. Ato ishin ndarë në 17 qese të vogla, plus një të madhe”.
Vlera totale e drogës ishte 1,050 paund, ndërsa policia i gjeti të riut shqiptar edhe 576 paund ‘kesh’, si dhe një telefon celular.
Në telefon ai kishte numra të kutive postare dhe shumë telefonata.
Sipas prokurorit, 27-vjeçari e shpërndante drogën nëpër pika të ndryshme duke përdorur numrat postarë nëpër Stoke-on-Trent. Ai bënte rreth 10 – 12 shitje në ditë.
Kapica nuk kishte një adresë fikse. Ai u arrestuar nga policia e Staffordshire dhe u shpall fajtor për posedim të drogës së klasit A me qëllim shpërndarjen.
Avokati i tij mbrojtës para gjykatës tha se shqiptari kishte emigruar fillimisht në Londër, ku kishte hasur vështirësi për të gjetur punë.
“Iu dha mundësia për të fituar para në Stoke-on-Trent dhe erdhi në këtë zonë. Ai e pranon se e dinte që po bënte diçka të paligjshme, por nuk i kishte kuptuar pasojat që mund të kishte për të. Ai kishte vetëm 4 ditë që kishte mbërritur në Stoke-on-Trent përpara se të arrestohej”, tha mbrojtja.
Në fund, gjykata britanike e dënoi shqiptarin me 2 vjet burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.