Në Komunikim Javor të sotëm, kryeministri Edi Rama preku çështjen e banorëve të Zharrës dhe rrugës së tyre nga Fieri në Tiranë në këmbë në shenjë proteste.
Rama ka deklaruar më të pa imagjinueshmen sot, për problemin e banorëve të Zharrëzës. Sipas tij faji për Zhërrëzën e ka opozita sepse problemi i tyre është i mbartur.
Kryeministri tha se injektimet në disa prej puseve në Zharrëz ishin ndalur, dhe se qeveria ka folur me kompaninë Bankers për një dëmshpërblim për shtëpitë e banorëve të prekura nga tronditjet.
“PD në garën e tyre të ethshme se kush duket më i përvëluar për të pakënaqurit, të varfëritë. Po kush ka sy e kupton, është kjo qeveri që mund t’i zgjidh dhe ka rikthyer në puse rafineritë e katandisura. Bashkë me ne, ju ka kthyer dhe dinjitetin 1300 punëtorëve që sot paguhen rregullisht pas një pune torturuese që merrnin bukën me lista. Kontratat e trashëguara nuk grisen në mënyrë të njëanshme. Këtë arbitraritet e praktikojnë politikanët e papërgjegjshëm dhe se çajnë kokën për pasojat. Shikoni si kanë dalë nga binarët në përpjekje për t’i shpëtuar Vettingut. Çdo plagë e vjetër për ta është një e shesh për të bërë përshesh. Sot është për ta mishi kundër mureve të topave të reformës në drejtësi”, tha Rama.
Po ashtu kryeministri tha se historia e Zharrëzës është histori e zullumit, që sipas tij ata bëjnë sot avokatin e popullit.
“Kusarët dhe sekserët u morën shpirtin shqiptarëve. Çdo përpjekja jonë për të zgjidhur problemet e trashëguara, është për të rrahur me vaj e uthull, një arsye për të vënë kujën. Kërkojnë revolucion për të ngritur në këmbë popullin, për të mbrojtur karrierat e tyre dhe për të mbrojtur zullume. Historia e Zharrzës është histori e zullumit, ata bëjnë sot avokatin e popullit, duke hedhur baltë mbi këtë qeveri. Problemi i Zharrëz dhe ato të ngjashme, nuk mund t’i zgjidhin ata që i krijuan. Do ja dalim që të bëjmë gjënë e duhur, jo vetëm për sot por dhe për nesër. Për gjithë Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, përfundoi fjalën e tij Rama.
Përpjekja e Ramës për të fajësuar opozitën edhe për Zharrëzën, është një përpjekje shpresëhumbur për tu përballur me banorët e Zharrëzës. Pasi prej kohësh, pas protestave të tyre të përsëritur Rama dhe ministrat e tij kanë premtuar zgjidhjen e problemit, në kushtet e mungesës së këtyre zgjidhjeve, Rama bën tjetrën, ia delegon fajin opozitës bashkë edhe me zhveshjen e vetes nga përgjegjësia për zgjidhjen problemit të banorëve të këtij fshati.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/