Franca kërkon rikthimin e vizave, Zgjidhja:Të ikë Rama, që shqiptarët të rrinë...

Franca kërkon rikthimin e vizave, Zgjidhja:Të ikë Rama, që shqiptarët të rrinë në atdheun e tyre

139
0
Shares
Reagimi në FacebookMinistria e Brendshme Franceze deklaroi se në periudhën janar-gusht të këtij viti, 7256 shqiptarë paraqitën kërkesë zyrtare për azil në Francë, dyfish më shumë se 3 566 kërkesa nga Afganistani, Haiti, Sudani dhe Siria, që janë vende në luftë dhe në mizerje. Tani qeveria franceze nuk sheh zgjidhje tjetër, përveçse të kërkojë të njëjtën gjë si dhe Holanda një muaj më parë: rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë, siç bënë për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, duke kërkuar një klauzolë mbrojtëse për rivendosjen e vizave në rast të abuzimit me mikpritjen.
ZGJIDHJA është e shqetësuar për efektin domino që mund të kenë kërkesat e Holandës dhe të Francës te shtetet e tjera, nënshkruese të traktatit të Shengenit, dhe që mund të çojnë në një vendim të BE-së për të ndaluar përkohësisht lëvizjen e lirë të shqiptarëve në hapësirën Shengen. Kjo masë do ishte tragjike për popullin tonë. Kryeministri ynë fillimisht i mohoi reagimet e Francës dhe Holandës. Ne e kemi paralajmëruar atë dhe opinionin publik për rreziqet dhe pasojat e rënda që i sjell vendit kursi i tij aventuresk dhe i papërgjegjshëm i drejtimit dhe qeverisjes.
ZGJIDHJA e ka denoncuar Ramën se jo vetëm ka minuar integrimin europian të Shqipërisë, por po e largon çdo ditë e më shumë Europën. Ai ka vënë në rrezik edhe përfitimin që kanë aritur shqiptarët nga ky proces, lëvizjen pa viza. Rikthimi i regjimit të vizave nuk do ta pengojë largimin e shtetasve shqiptarë nga vendi ku Rilindja ka vrarë çdo shpresë për të sotmen dhe për të ardhmen. As nuk do ta eliminojë grupet kriminale shqiptare që të trafikojnë drejt Francës, Gjermanisë, Holandës apo Britanisë së Madhe azilkërkuesit ekonomikë shqiptarë që duan me çdo çmim t’ia mbathin nga sytë këmbët prej “mrekullisë” së Rilindjes së Edi Ramës.
ZGJIDHJA i bën thirrje kryeministrit më të papunë dhe më të paditur të historisë së Shqipërisë që të ndalojë spektaklet me mbledhjet e kabinetit të tutkunëve që bën sa në Llogara e sot në Velipojë dhe të kuptojë pse ikin shqiptarët nga atdheu i tyre. Shqipëria është e kapur. Ajo është kthyer në një ferr për njerëzit e ndershëm dhe qytetarët e zakonshëm. Të lumtur janë vetëm Rama dhe oborri i tij. Shqipëria është parajsa e oligarkisë së korrupsionit. Këtu s’ka vend për shqiptarët. Ata duhet të ikin nga sytë këmbët. Vendi ka vetëm një zgjidhje: të largohet Rama dhe elita politike që ka shkatërruar Shqipërinë. Të ikin këta, që të mund të rrinë shqiptarët!
#ZgjidhjaPërShqiptarët

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY