Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i atentatit

Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i atentatit

98
0
Shares
Identifikohet dhe shpallet në kërkim brenda 8 orësh autori i dyshuar i plagosjes së shtetasit E.N. në afërsi të fshatit Beltoj.
Me datë 03.09.2017, ora 03:35 , ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në në një lokal në afërsi të fshatit Beltoj, është një person i plagosur.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se pas një konflikti të çastit me persona akoma të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.N. 21 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
Falë veprimeve të shpejta hetimore si dhe bazuar në informacione policore, u bë i mundur , që brenda 8 orësh, nga specialistët për hetimin e krimeve ,të identifikohet dhe të shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A.D. 35 vjeç, banues në Shkodër.  Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY