CIA nxin Shqipërinë për kanabisin tek faqja e vet online

CIA nxin Shqipërinë për kanabisin tek faqja e vet online

173
0
Shares

Një përmirësim i të dhënave për Shqipërinë në faqen e CIA, theksohte se vendi ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.

Në përditësimin e fundit të të dhënave mbi Shqipërinë Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka raportuar edhe për trafikun e paligjshëm të drogës, citon balkanweb.

CIA amerikane në faqen e saj zyrtare “The world facktbook” shkruan se vendi ynë mbetet gjithnjë pike aktive e kalimit të paligjshëm të drogave si kanabis sativa nga Azia jugperëndimore drejt Ballkanit.

Po kështu sipas CIA-as, në një masë më të vogël nga Shqipëria kalon ilegalisht edhe kokainë që vjen nga Amerika e Jugut me destinacion Europën Perëndimore. CIA e klasifikon Shqipërinë edhe si një vend ku kryhet lehtësisht pastrimi i parave i lidhur me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe kalimit të paligjshëm të shtetasve të huaj.

Përditësimi i fundit i të dhënave të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, është bërë në fillim të muajit gusht të këtij viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY