VIDEO/ Real Madrid, Marcelo, Navas e Zidane, spektakël në dhomat e zhveshjes

VIDEO/ Real Madrid, Marcelo, Navas e Zidane, spektakël në dhomat e zhveshjes

86
0
Shares

Një video e publikuar së fundmi nga futbollistët e Real Madrid në internet është shpërndarë me shpejtësi të madhe. Tre futbollistët Marcelo, Navas e Zidan, djali i teknikut të madrilenëve, kanë shpalosur talentin në dhomat e zhveshjes.
Atmosfera në kampin madrilen është e shkëlqyer pavarësisht barazimit në kampionat dhe kjo duket më se miri kur gjatë sfidës së fundit futbollistët kanë filmuar një video të mrekullueshme.
Navas i cili është vetëm një portier nis të xhunglojë topin sikur të ishte një magjistar, ndërsa e mban për disa sekonda më pas ia pason të “pakufishmit” Marcelo. Ylli brazilian me talentin e pafund dhuron shfaqje me disa xhonglime unike, e në fund radha është e Zidane, të cilit po ashtu si i ati talenti nuk i mungon aspak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY