Flirtet e verës, mal apo det? Zbuloni vendet që ndezin erosin

Flirtet e verës, mal apo det? Zbuloni vendet që ndezin erosin

139
0
Shares

Pushimet e ndezin erosin ne cift por cili është destinacioni i ëndrrave tuaja të nxehta? Po pushimeve, po ku? Kur njëri nga partnerët ëndërron jetën e plazhit, ndërsa tjetri mezi pret të organizojë piknikun në pikën më të lartë, gjetja e një marrëveshjeje mund të bëhet e vështirë, por jo e pamundur: lë të zbulojmë situatat që i bëjnë pikante pushimet në det dhe në mal.

Në ajër të pastër jashtë: Vera i rikthen fantazitë seksuale. Pushime në mal? Drurët dhe ajri shndërrohen në një ambient të paharrueshëm për këdo kërkon të kalojë çaste intime me të dashurin e zemrës. Merrni një batanije dhe bëjani surprizë partnerit. Shtrirja mbi livadh duke parë yjet në mbrëmje, do t’ju bëjë të ktheheni në adoleshent për një çast. Nga bregu, për kë ndodhet në det, apo në alpe, këto janë vendet ku erosit mund të shpërthejë. E rëndësishme është të zgjidhni personin e duhur, që ju kënaq, pa harruar të kujdeset për sigurinë e përbashkët.

Ndani pasionin: Kush e do sportin, ecjen apo ‘zhytjen’ në heshtjen e natyrës, i ka të qarta idetë se si dëshiron ta kalojë kohën e lirë. Të ecurit krah për krah përgjatë të njëjtave gjurmë, është një mundësi e mirë për të shkëmbyer biseda në dy. Doni më? Nëse keni vënë re një djalë interesant, ftojeni të luani së bashku me raketa ose volejboll në plazh. Falë lojës mund t’i afroheni njëri-tjetrit në një mënyrë të lumtur dhe të njiheni me të në një dimension më të lehtë. Nëse jeni në mal, ju mund të shkoni në fusha tenisi, ku mund t’ju ofrohet  mundësia për t’u argëtuar dhe për të takuar njerëz të rinj.

Takimet e nxehta: Sipas sondazheve, plazhi dhe diskoteka janë vendet më të njohura për ata që kërkojnë një flirt veror. Në det ndihemi më të lirë, të paktën për një moment harrojmë veshjet dhe mendimet e tepërta, duke shijuar kënaqësinë e diellit dhe orët e gjata të ditës. Trupi rimëkëmbet në një dimension më spontan dhe natyral përmes lakuriqësisë. Përfitoni nga një natë e ndritshme për një kredhje në det me partnerin tënd, do të ndizni dëshirën seksuale.

Fjalëkalimi: qetësi! Sipas ekspertëve, drita ndikon në bioritëm dhe ndikon në shqisat e të parit dhe nuhatjes, duke dhënë efekte pozitive në dëshirën seksuale. Përfitoni nga një pasdite me diell për një kredhje në pishinë ose në vaskë. Prania e ujit favorizon relaksimin dhe aktivizon një regjim loje. Në mal, pishina apo në liqenet në natyrë, këto janë vendet e përsosura për flirtet e verës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY