Raporti i ministrave teknikë, reagon Kryeministri Rama: Dokument i njëanshëm dhe politik

Raporti i ministrave teknikë, reagon Kryeministri Rama: Dokument i njëanshëm dhe politik

181
0
Shares
Foto, Kryeministri Edi Rama gjatë një mitingu në sheshin Skënderbej | Foto nga LSA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me raportin e ministarve teknikë mbi ecurinë e zgjedhjeve. Me anë të një deklarate të postuar në profilin e tij në facebook, Rama ka shorehur keqardhjen mbi këtë raport. Kryeministri e ka konsideruar dokumentin të njëanshëm dhe politik.

Deklarata nga Zyra e Kryeministrit përfundon me disa nota ironike për punën e ministrave teknike dhe shprehjen “kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve të dorëhequr, shendet e suksese të mëtejshme në jetë!”

Deklarata e plotë

Duke i falenderuar ministrat teknike te Partise Demokratike per kontributin e dhene dhe posacerisht zevendeskryeministren per rolin konstruktiv e per nivelin profesional ne drejtimin e Task Forces per zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen per permbylljen e kesaj eksperience pozitive me te ashtquajturin Material permbledhes per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo perdorimit te burimeve njerezore, financiare dhe logjistike te administrates shteterore, gjate procesit zgjedhor per zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise per vitin 2017. Raporti ne fjale fatkeqesisht kompromenton si nje epilog krejt i pavend, gjithcka te mire u ndertua ne funksion te zgjedhjeve me te mira qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere. Ky raport eshte nje dokument politik, krejt i njeanshem dhe aspak ne nivelin e larte profesional te zevendeskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forces ne fjale. Sidoqofte, kryeministri i falenderon ministrat teknike per gjithcka te mire bene apo u perpoqen te benin gjate mandatit te tyre te posaçem. Duke u shprehur mirekuptimin e tij te plote, qofte per disa gafa te bujshme e krejt te panevojshme pas zgjedhjeve ne sektorin e arsimit, qofte per mbytjen ne fund fare ne lugen e ujit te politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njeanshem, joteknik e joprofesional i Task Forces, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zoterinjve te dorehequr shendet e suksese te metejshme ne jete!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY