Akuzohet për intimidim të punonjësve, reagon ministrja Karabina: Administrata publike duhet reformuar...

Akuzohet për intimidim të punonjësve, reagon ministrja Karabina: Administrata publike duhet reformuar rrënjësisht

145
0
Shares

Fill pas kallëzimit penal që u depozitua sot në Prokurori nga 7 drejtorë të MAS, ka reaguar ministrja Mirela Karabina. Me anë të një deklarate publike, MAS bënë me dije se veprime të tilla si ky i sotmi tregojnë domosdoshmërinë urgjente të reformimit rrënjësor të administratës publike.
Kallëzimi i sotëm ndaj Karabinës u bë me pretendimin se kjo e fundit kishte ushtruar stres dhe kishte intimiduar punonjësit e MAS.

REAGIMI I MAS
Nisur nga prononcimi publik i ditës së sotme i disa punonjësve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), sqarojmë se: Parregullsitë dhe situata antiligjore në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të deklaruara nga Ministri Mirela Karabina, që në javën e dytë në drejtim të këtij institucioni, po vërtetohen nga akti i prononcimit publik, këtë herë edhe nga disa punonjës së institucionit të MAS.
Veprime të tilla dëshmojnë domosdoshmërinë urgjente të reformimit rrënjësor të administratës publike.
Ftojmë institucionin e Prokurorisë të hetojë me seriozitetin më të madh këtë situatë absurde të krijuar në MAS./BW/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY