PD ka bërë të ditur se kreu i PD-së Lulzim Basha do të ketë një takim të veçantë sonte me Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian.
Takimi do të zhvillohet në orën 19.45, te Hotel “Rogner”.
Ndërkohë, përfaqësia e BE në Tiranë, ka shpërndarë sërish sot, një axhentë më të detajuar të takimeve të Mogherinit, gjatë vizitës së saj të sotme në Tiranë.
Fillimisht një takim i tillë nuk ishte planifikuar, ndërsa zyrtarisht zyra e BE-së në Tiranë njoftonte se Mogherini do të zhvillonte një takim së bashku me krerët e partive opozitare, ku ishte menduar të merrte pjesë edhe Lulzim Basha, kreu i PD-së.





