Edi Rama “ka marrë mbrapsht” investimin e tij ndaj një mesazhi “inkurajues” për Presidentin amerikan Donald Trump, me rastin e betimit të tij.
Kjo çudi mësohet më se një muaj më pas. Është vetë kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë në “Facebook”, mesazhin e kthyer ndaj tij, nga Donald Trump.
“Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij ku shkruhet:
‘I dashur Kryeministër,
Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.
Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.
Sinqerisht i Juaji,
Donald J.Trump’”.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
FAKSIMILE/ Edi Rama lëpin “shqip” atë që pështyu në “shqip e anglisht” për Donald Trump
/web/FAKSIMILE_Edi_Rama_lepin_shqip_ate_qe_peshtyu_ne_shqip_e_anglisht_per_Donald_Trump_33588_1.php




