Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Piktori shqiptar Helidon Gjergji, nga New York në Shkup për të hapur Hamam

01/08/2017
FOTO GALERI/ Piktori shqiptar Helidon Gjergji, nga New York në Shkup për të hapur Hamam
Share on FacebookShare on Whatsapp

Helidon Gjergji, piktori shqiptar bashkëkohor vjen nga Nju Jorku në Shkup për të përuruar ekspozitën personale “(H)am(m)am”, që do të hapet në GKM – Çifte Hamam, sot në orën 18:00.
Projektin “(H)am(m)am” është i dizajnuar pikërisht për këtë objekt, i cili, sipas artistit, është një vend bashkëkohor për komunikim.
Në sallën e parë të Hamamit, Gjergji vendos piktura artistike të simboleve të ndryshme emocionale të komunikimit virtual të pikturuara me dorë, të cilat janë të vendosura në hapjet pentagonale të kubes, e që do të duken si projeksione nga hapjet të mureve të brendshme të hapësirës. Në sallën e dytë është vendosur një kombinim i pasqyrave të Bienales në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe sjell erëzat e “Manifesta”-s, ndërsa salla e tretë, e cila po ashtu është projektuar konkretisht dhe në mënyrë specifike për hapësirën e Çifte Hamamit, do jetë hapësirë e mjegulluar me tym, kurse drita që butësisht depërton nëpër kube do të krijojë një atmosferë magjike, përderisa në hapësirë përhapen tinguj të krijuar në bashkëpunim me muzicientin shqiptar Fatos Qerimaj.
Helidon Gjergji (Tiranë, 1970) është një artist bashkëkohor, i cili merret me media të ndryshme vizuale artistike. Ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Me hapjen e kufijve të Shqipërisë në vitin 1991, ai u shpërngul në Itali, ku ka studiuar artet vizuale dhe ka marrë diplomë nga Akademia e Arteve të Bukura në Napoli. Në vitin 1997 ai u transferua në Çikago, ku është përsosur në teorinë dhe praktikën e artit në Universitetin e Çikagos. Aktualisht jeton në Nju Jork dhe ligjëron në Kolegjin SUNY Old Westbury. Ka marrë pjesë disa herë në Bienalen e Venecias (për arte të bukura dhe arkitekturë) edhe me ekspozita të pavarura edhe në grupe, ka prezantuar punimet e tij në Manifesta, në Bienalen e Tiranës dhe në një numër të madh të ekspozitave vizuale të njohura ndërkombëtarisht. Ekspozita e Helidon Gjergjit, në organizim të Galerisë Nacionale të Maqedonisë, do të jetë e hapur në Çifte Hamam deri më 24 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

Marta Kos beson se qeveria Rama do të zbatojë standartin mjedisor për Zvërnecin

16/06/2026
Berisha kërkon publikimin e zyrtarëve në dosjen “Aruba”

Berisha kërkon publikimin e zyrtarëve në dosjen “Aruba”

16/06/2026
VIDEO/ Momentet e arrestimit të grupit të drogës së Fush Krujës, 3 nga familja Rraja

SPAK, 10 masa arresti, sekuestrim të pasurive në vlerë 150 milionë euro

16/06/2026
Rama rikthen deklaratën e vjetër: Nuk ka bir k*rve…

Rama rikthen deklaratën e vjetër: Nuk ka bir k*rve…

16/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

Marta Kos beson se qeveria Rama do të zbatojë standartin mjedisor për Zvërnecin

16/06/2026
Berisha kërkon publikimin e zyrtarëve në dosjen “Aruba”

Berisha kërkon publikimin e zyrtarëve në dosjen “Aruba”

16/06/2026
VIDEO/ Momentet e arrestimit të grupit të drogës së Fush Krujës, 3 nga familja Rraja

SPAK, 10 masa arresti, sekuestrim të pasurive në vlerë 150 milionë euro

16/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.