Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zyrtari i partisë së Trump: Nuk ka një linjë zyrtare të Uashingtonit pro qeverisë shqiptare

05/03/2017
Zyrtari i partisë së Trump: Nuk ka një linjë zyrtare të Uashingtonit pro qeverisë shqiptare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtuesi i të rinjve republikanë amerikanë, Jason Emert, nuk ndryshon shumë nga Lulzim Basha kur flet për situatën politike në Shqipëri. Ai qëndroi në Tiranë për të mbështetur protestën e opozitës, për të cilën thotë se do të bëjë gjithçka që të marrë sa më shumë mbështetje ndërkombëtare.
“Në këtë moment, mbi 60% e sondazheve të fundit thonë se shqiptarët nuk i besojnë rezultatit që do të dalë nga zgjedhjet. Ajo që duhet bërë së pari është të rikthehet besimi i shqiptarëve. Dhe këtë mund ta bëni nëpërmjet një qeverie kujdestare teknike, që i lejon qytetarët të votojnë të lirë dhe të sigurojë se vota e tyre do të numërohet. Prandaj jemi këtu”, tha Emert në një prononcim për “Top Channel”.
Përfaqësuesi i të rinjve republikanë beson se që tani ka sinjale se protesta e opozitës do të ketë sukses: “Ju e keni parë kryeministrin që ka thënë se është gati të vijë në tendë të takojë kryetarin Basha dhe kjo tregon se Basha po e fiton këtë betejë, po tregon se ai është udhëheqësi i fortë që ky vend meriton, se ai po drejton diçka që e ka frikësuar qeverinë dhe mendoj se ky është një ushtrim i bukur i demokracisë”.
Kur foli para protestuesve, Jason Emert i inkurajoi ata për rezistencë jashtë Parlamentit. Një këshillë kjo e kundërt nga ajo e ambasadorit amerikan Donald Lu i cili mbështet shqetësimet e opozitës, por jo mjetet e saj.
“Nuk jam dakord me ambasadorin Lu. Ai gjendet në një situatë të vështirë. Si ambasador besoj se mori vendimin e duhur në përmbushje të rolit të tij. Mendoj se ai u kushtoi vëmendje të dyja anëve të medaljes, në mënyrë që të mund arrijë të jetë arbitri mes qeverisë dhe opozitës”, u shpreh Emert.
Jason Emert, i partisë së Presidentit Trump, nuk pranon se ka një linjë zyrtare të Uashingtonit pro qeverisë shqiptare dhe as se gjuha e përdorur prej tij bie ndesh me këtë linjë.
“Ta quash linjë zyrtare, nuk e di nëse është terminologjia korrekte, sepse shumë anëtarë të Kongresit kanë dërguar letra mbështetje për protestën, për lëvizjen për zgjedhje të lira e të ndershme. Media dhe organizata të ndryshme amerikane kanë shkruar për korrupsionin, kriminalitetin e përhapur në qeverinë e Shqipërisë. Kështu që, nuk di të them nëse ka një linjë zyrtare që thotë se ne mbështesim kriminalitetin e qeverisë, por ne sigurisht që mbështesim Shqipërinë si një vend aleat dhe partner i madh i Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Emert.
Më herët, gjatë një dreke pune me gazetarë të njohur në vend, që zhvilloi pak ditë më parë, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, kërkoi nga Partia Demokratike “t’i rikthehet menjëherë jetës parlamentare dhe të votojë Komisionet e vettingut. TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.