DEKLARATA/Publikohet numri i votuesve në garën e PD, mbi 100 mijë anëtarë...

DEKLARATA/Publikohet numri i votuesve në garën e PD, mbi 100 mijë anëtarë të regjistruar

145
0
Shares

Komisioni I zgjedhjeve në PD bëri publike sot numrin e anëtarëve të PD që do të marrin pjesë në votimet e 22 korrikut.

Sipas kryetarit të këtij komisioni, Jemin Gjana, në lista janë 103 mijë anëtarë të PD. Ndryshimet mes listës së fundit dhe asaj që ka qenë më parë lidhen me faktin se janë shtuar mbi 1500 anëtarë nga ata që kishin kartë anëtarësie po jo në lista, janë shtuar 12 antarë nga 5 degë të PD, janë hequr nga regjistri 607 anëtarë pasi kane kaluar në subjekte të kaluar politike, si dhe rreth 300 anëtarë që rezultojnë se nuk jetojnë më.

Në listën përfundimtare të votimit janë përfshirë edhe tri kategori të emigrantëve, anëtarë të PD që janë regjistruar që nga 2014, anëtarë të emigruar vitet e fundit. Janë rreth 23 mijë anëtarë që janë në lista pavarësisht se nuk kanë mundësi të votojnë.

Në lista do të ketë akses cdo anëtar i PD, anëtarët e komisionit të votimit dhe përfaqësuesit e kandidatëve në këto komisione.

Kryetari i këtij komisioni, Jemin Gjana tha se listat janë publike për cdo anëtar të PD-së por jo publike për të gjithë njerëzit. Kjo nuk është praktikë jo vetëm këtu te ne por kudo në vendet e tjera.

Ndërkaq komisioni ka marrë vendimet edhe për komisionet e votimit dhe vendet e votimit. Është përcaktuar përbërja e 73 komisioneve dhe vendvotimet për 68 qendra votimi. Numri më i madh i komisioneve se sa ai i qendrave të votimit lidhet me faktin se disa qendra votimi do të kenë më shumë se një komision për shkak të numrit të madh të anëtarëve.

Në komisione ka 73 përfaqësues të propozuar nga secili kandidat në garë.

Deklarata e plote e Gjanes:

Në respektim rigoroz të afatit 5 ditor para datës së zgjedhjeve të 22 Korrikut 2017, të përcaktur në Udhëzimin Nr.1 datë 04.07.2017, dje në mbasdite u mblodh Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Në këtë mbledhje të datës 17.07.2017, Komisioni mori vendimet përkatëse për Komisionet e Votimit dhe vëndet e votimit për të gjitha Degët. Sipas këtij vendimi është përcaktuar përbërja e 73 Komisioneve të Votimit dhe vend votimet për 68 Degët e Partisë Demokratike.

Siç vërehet ka 5 komisione votimi më shumë se numri i degëve, për arsye se 5 degë të Partisë Demokratike (Shkodër, Elbasan, Fier, Durrës dhe Kamëz) për efekt të numrit të madh të anëtarësisë kanë nga dy komisione votimi.

Të 73 Komisionet kanë në përbërje të tyre, nga 73 përfaqësues të propuzuar prej secilit nga kandidatët në garë.

Po në mbledhjen e datës 17.07.2017 Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, mori vendimin për listat përfundimtare të votimit. Në fillim të procesit të zgjedhjeve për Kryetar në PDSH-së, kemi deklaruar se regjistri elektronik i anëtarësisë së PDSH-së përmbante 103,200 anëtarë. Sot listat përfundimtare të votimit të miratuara, kanë një total prej 103,952 anëtarë. Ndryshimet që u miratuan në Komision, konsistojn në:

–           Janë shtuar 1,557 anëtarë në listat shtesë, nga persona që janë paraqitur pranë degëve të PDSH-së me karta anëtarësie ndër vite por që nuk ishin përditësuar në rregjistrin elektronik, në përputhje me pikën 8/b të Udhëzimit Nr.1, datë 04.07.2017.

–           Janë shtuar 112 anëtarë në 5 degë të Partisë Demokratike, që kishin  formular dhe dokument anëtarësie të para datës 28.06.2017 por që rezultonin të pa hedhur në sistem.

–           Janë hequr nga rregjistri elektronik 607 anëtarë, që kanë dërguar zyrtarisht 14 degë të Partisë Demokratike për arsye të kalimit të tyre legalisht në Parti të tjera.

–           Si dhe 310 anëtar që në 4 vitet e fundit rezultojnë së nuk jetojnë më.

Për të gjitha këto të dhëna ka dokumenta të shkruara zyrtare që gjënden dhe do të ruhen në protokollin dhe arkivin e Selisë Qëndrore të PDSH-së.

Theksojmë se në listën përfundimtare të votimit janë të përfshira dhe tre kategori anëtarësh me mundësi të kufizuara për të votuar. Këta janë, anëtarë të PD-së në degët e saj në Selanik, Athinë, Romë, Milano, Belgjik, Londër etj.

Anëtarë të PD-së të rregjistruar online si të tillë nga jashtë Shqipërisë si dhe disa mijëra anëtarë të larguar në emigracion në 3 vitet e fundit. Sipas të dhënave operative të marra nga degët e Partisë Demokratike, numri i tyre shkon rreth 23,000 anëtarë. Ata do të vazhdojnë të mbeten në listat e anëtarësisë së Partisë Demokratike pavarësisht mundësive aktuale të kufizuara për të qënë pjesë e proceseve elektorale në parti dhe jashtë saj.

Sot, degëve të Partisë Demokratike, do t’u dërgohen zyrtarisht listat e komisioneve të votimit dhe vendet e votimit të miratuara. Si dhe do t’u përcillen elektronikisht listat përfundimtare të votimit. Në këto lista, në Selinë Qëndrore të Partisë Demokratike dhe në të 68 Degët e saj, kanë akses të plotë: çdo anëtar i PD-së, gjithë drejtuesit e strukturës qëndrore dhe lokale të PD-së, anëtarët e komisioneve të votimit dhe me përparësi përfaqësuesit e kandidatëve në këto komisione.

Komisioni OKOE gjithashtu ka marrë vendimet e duhura për gjithë logjistikën e nevojshme. Në datën 21 korrik Kryetarët e 73 Komisioneve të votimit në prani të detyrueshme të dy anëtarëve përfaqësues të kandidatëve do të tërheqin pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, listat e printuara të votimit që do të jenë të njëjta me listat elektronike që do t’u përcillen sot degëve të PD-së, vulat zgjedhore me numrat përkatëse, kutitë e votimit me kodet përkatëse, dhomat e fshehta të votimit si dhe të gjithë formularët dhe proces verbalet që nevojiten për hapjen dhe mbylljen e votimit.

Degët e Partisë Demokratike kanë marrë me shkrim nga Komisioni OKOE të gjitha Udhëzimet e nevojshme për ecurinë e procesit, njoftimin e anëtarësisë, lehtësimin e transportit të anëtarëve që jetojnë larg qëndrave të votimit, krijimin e kushteve normale në votim dhe krijimin e të gjitha mundësive për të patur një proces të drejtë, të qetë dhe të zhvilluar në kushte të plota sigurie.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY