Basha: Te lista e turpshme e Ramës mungojnë ai vetë dhe ministrat...

Basha: Te lista e turpshme e Ramës mungojnë ai vetë dhe ministrat hajdutë, Tahiri, Beqaj, Gjiknuri etj…

79
0
Shares

Lulzim Basha e ka quajtur të turpshme listën e publikuar sot nga kryemsitri Edi rama.
Duke e akuzuar Ramën se ai është drejtësia dhe shteti vetë dhe se ai vendos kush është fajtori, Basha e krahasoi sjelljen e tij me të Enver Hoxhës. DRONI.al

 
Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Lista e turpshme e publikuar nga Edi Rama dëshmon atë që Partia Demokratike dhe unë kemi thënë katër vjet rresht: për Edi Ramën drejtësia është ai vetë, shteti është ai vetë. Për të nuk ka ligj, nuk ka të drejta njerëzore, nuk ka llogaridhënie. Ai vendos se kush është fajtor e kush jo, kush duhet dënuar e kush jo. Ai nuk e ka problem të përlyejë, akuzojë dhe turpërojë publikisht si në kohën e Enver Hoxhës. Jo rastësisht në listën e tij nuk janë hajdutët dhe kriminelët e vërtetë shtetërorë: mungon ai vetë, mungojnë Ilir Beqaj, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe gjithë ministrat dhe drejtuesit kryesorë shtetërorë që kanë privatizuar qeverinë për vete, për kriminelët dhe për klientët e tyre.
Ai që dhunoi zgjedhjet, tani ka filluar të dhunojë të drejtat e njerëzve. Ndaj duhet bashkimi i çdokujt për një përballje popullore të fortë dhe të vërtetë për ta ndalur dhe për t’u kthyer pushtetin qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY