Zv/kryeministrja Ledina Mandija, takime me zyrtarë të Lartë të BE dhe...

Zv/kryeministrja Ledina Mandija, takime me zyrtarë të Lartë të BE dhe KiE në Shqipëri

110
0
Shares

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtueses së Task Forcës për zgjedhjet parlamentare 2017, zhvilloi takim me kërkesën e tij me z. Claus Neukirch, përfaqësues në Shqipëri i Këshillit të Evropës. Një takim i tillë u mbajt edhe një ditë më parë me  z. Jan Rudolph, zëvendës drejtues i Delegacionit të BE dhe z. Robert Adams, Ekspert për Zgjedhjet.

Përfaqësuesit e lartë të Këshillit të Evropës dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, të cilët kanë ndjekur nga afër çdo mbledhje të Task- Forcës, shfaqën interes për ecurinë e punës e saj në drejtim të rezultatit të monitorimit si dhe problematikave të konstatuara gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare 2017.

Zëvendëskryeministrja Mandija i njohu me punën paraprake të zhvilluar në këtë kuadër dhe sqaroi se po punohet me objektivitet për të evidentuar të gjitha rastet e shkeljeve të identifikuara gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve, duke iu referuar informacionit dhe raportimit të bërë nga Ministritë dhe institucionet, përcjellë në datë 10 Korrik 2017, ndërkohë që disa nga ministritë kanë dështuar të sjellin këtë raport monitorimi.

Zëvendëskryeministrja Mandija, i siguroi zyrtarët e KE dhe BE se në një kohë të shpejtë informacioni i mbledhur, i diskutuar në mbledhjet e Task – Forcës dhe i përpunuar nga zyra e Kryetarit të Task – Forcës do të finalizohet me anë të një raporti, ku do të jenë të pasqyruara hollësisht gjetjet dhe përfundimet e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY