Vjehrri i Bledi Çuçit kryesuesit të listës së kandidatëve për deputetë të PS në Qarkun e Gjirokastrës, kundër ndërtimit të Bypass-it në zonën muzeale. Agron Fico i cili kohë më parë Bashkia e Gjirokastrës e vlerësoi me titullin “Qytetar Nderi”, ka firmosur një peticion ku i kërkohet qeverisë shqiptare të ndalojë rrënimin e zonës muzeale me implementimin në terren të Bypassit i cili rrezikon sipas specialistëve arkitektonikë ndër të tjera edhe shembjen e kështjellës së qytetit.
Report TV, zbardh listën e intelektualëve dhe personaliteteve që kanë nënshkruar këtë peticion, i cili vec kryeministrit Rama, i është dërguar edhe UNESCO-s, si dhe përfaqësive diplomatike në vend.
Relacioni është hartuar nën udhëheqjen e akademikut Emin Riza, hartuesit të dosjes së Gjirokastrës për UNESCO-n, u nënshkrua më 27 shkurt në një mbledhje në Akademinë e Shkencave. Hartues të peticionit janë edhe Agim Mero, kryetari i Forumit për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës, akademiku Luan Omari, prof. Farudin Hoxha, Vaso Tole, si dhe vetë Agron Fico vjehrri i Bledi Çuçit ministrit të kabinetit Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/