Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Rama promovoi trafikantët e tutorët e prostitucionit si deputetë, duke spostuar gratë

08/03/2017
Basha: Rama promovoi trafikantët e tutorët e prostitucionit si deputetë, duke spostuar gratë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zgjedhur bashkëbisedim me gratë sot, në ditën ndërkombëtare ët tyre. Me një fjalim nga çadra e protestës, Basha tha se brezi i mëparshëm u rri me gënjeshtrën se 8 marsi ishte festa e grave, porse në fakt,
“8 Marsi është një ditë proteste dhe përkujtimi.
Një ditë proteste në të gjitha vendet dhe të gjitha shoqëritë, ku nënat, motrat, bashkëshortet tona nuk i kanë të garantuara të drejtat kushtetuese dhe legjitime që ua jep ligji: për të drejtat, për punë të barabartë, për mbështetje në detyrën e jashtëzakonshme që u ka ngarkuar familja, shoqëria.
Këto të drejta, për arsim, punësim, pagë të barabartë dhe përfaqësim janë të drejta të kërcënuara në vendet diktatoriale por edhe në ato vende që e konsiderojnë veten si demokraci, por e kanë fasadë.
Ky është problemi i Shqipërisë: Qeveria, parlamenti, demokracia – fasadë rëndon mbi të gjitha mbi gratë shqiptare. E kanë parë të gjithë miqtë tanë sesi në Parlamentin e Shqipërisë gratë shqiptare u spostuan për t’i bërë vend kopukëve të akuzuar, kryesisht për trafikim të nënave dhe motrave shqiptare.
Një kryeministër që e ka gojën plot kur vjen fjala për të drejtat e grave, e ka bilancin e zi. Jo më shumë se një javë më parë Shqipëria është renditur në krye të listës së trafikut të qenieve njerëzore. Kjo ka shumë arsye, duke nisur nga kriza ekonomike, që ka prekur dhe shkatërruar familjet shqiptare, duke goditur rëndë dhe në radhë të parë gratë dhe vajzat shqiptare.
Më lejoni ta them me gojën plot se e keqja më e madhe në këtë vend që ka shkaktuar këtë zmbrapsje të grave në shoqërinë shqiptare, që ka nëpërkëmbur dinjitetin, është modeli që Edi Rama ka sjellë në pushtet.
Ky nuk është modeli i nderimit dhe respektit për punën dhe përkushtimin e nënave shqiptare, siç pretendon kryeministri fasadë. Ky është modeli i trafikantëve të dënuar në Itali, Belgjikë, si tutorë prostitucioni, që tani e 4 vjet krekosen si drejtorë e deputetë të qeverisë së korruptuar të Edi Ramës.
Ky është modeli i hipokrizisë dhe pafytyrësisë që nga njëra anë flet për të drejtat e grave dhe nga ana tjetër promovon dhunuesit më të egër të tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.