Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazeta italiane “Roma”: Rama ndryshoi qëndrim për mbetjet, dyshime për përfshirje në trafik plehrash

09/03/2017
Gazeta italiane “Roma”: Rama ndryshoi qëndrim për mbetjet, dyshime për përfshirje në trafik plehrash
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Qeveria e Shqipërisë lëkundet për ‘aferën e mbetjeve’”.
Kweshtu e titullon shkrimin e saj gazeta italine “Roma” kushtuar çështjes së kontenierëve të zhdukura në Shqipëri.
“Roma” vë në dukje faktin se Rama në fushatë zgjedhore premtoi se nuk do ketë më mbetje nga jashtë, por me ardhjen në qeveri ai ka ndryshuar qëndrim duke firmosur një vendim të Këshillit të Ministrave ku autorizohet importimi dhe tranziti i mbetjeve kimike e industriale në Shqipëri.
Gjithashtu gazeta hedh dyshime të përfshirjes së politikës në këtë trafik dhe për këtë sjell si argument “lobimin” që i është bërë çështjes së lejimit importimit të mbetjeve në vendin tonë.

Shkrimi i gazetës “Roma”


roma gazeta italiane 2Zbulimet e gazetës “Roma” për 1300 kontejnerët me mbetje “të zhdukura” në territorin shqiptar, forcohen ditë pas dite me dokumentacion të ri.
Siç del nga vendimi i Këshillit të Ministrave i shtatorit 2016, i cili autorizoi importin dhe transitin e mbetjeve kimike e industriale, dëshmon pa diskutim interesimin e fortë e sferave të larta të Tiranës për t’i dhënë hapësirë një biznesi që ishte mohuar dhe që askush nuk e mendonte se mund të autorizohej pikërisht nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.
Ishte ai në fakt që kishte dalë kundër importit të mbetjeve gjatë fushatës elektorale. Një ndryshim kursi kaq i madh duhet justifikuar dhe jo thjesht nga ana politike.
Po hetohet edhe nga ana italiane. Janë të paktën 13 hetime të hapura nga pala italiane për trafikun e mbetjeve jashtë vendit. Në atë pikë sa që Prokuroria kombëtare antimafia, e drejtuar nga gjykatësi Franco Roberti ka ngritur një koordinim për të ndjekur të gjitha zbulimet e këtij biznesi kriminal, që përfshin me kohë të plotë “Ecomafiat” kombëtare, më aktivet në Europë.
Për mbetjet urbane dhe industriale, mafia, Camorra dhe Ndragheta kanë konsoliduar një pakt strategjik për të ‘rrëmbyer’ sitet e asgjësimit si në vendet e Europës Lindore, ashtu edhe ata ballkanikë. “Pakti i landfilleve” (Il patto delle discariche), e kanë përcaktuar…
Çështja më aktuale e hetimeve është pikërisht ajo që i takon 1300 kontejnerëve të mbetjeve të zhdukur në Shqipëri, që ishin nisur drejt Shkupit dhe nuk kanë mbërritur kurrë në destinacion.
Pas zbulimeve të “Romës”, shumë televizione e gazeta, në Shqipëri, Greqi e Maqedoni, po e ndjekin me vëmendje ngjarjen. Siç u tha edhe më sipër, Prokuroria e Durrësit – qyteti portual nga i cili kontejnerët hynë në Shqipëri, të ardhur me anije nga porti italian i Gioia Tauros – pasi nisi hetimet ka lëvizur me shpejtësi në kërkim të përgjigjeve.
Edhe Ministria e Mjedisit, pas verifikimeve të para, ka siguruar se jo vetëm duhet sqaruar misteri i kontejnerëve, por edhe që as ata dhe as shumë të tjerë nuk kanë kërkuar apo marrë lejen e nevojshme për tranzitin e mbetjeve në territorin e vendit. Në Tiranë janë rritur polemikat e opozitës kundër qeverisë së drejtuar nga Rama.
Shefi i opozitës në parlament ka folur për gjenocid ambientalist, duke përdorur një metaforë të fortë, sigurisht, por e përshtatshme duke iu referuar dhjetëra episodeve helmimi të territorit në më pak se një dekadë.
Ndërkohë, pranë ambasadave italiane në Shkup e Tiranë ka një prani të shtuar të efektivëve të Guardia di Finanza, që po hetojnë për kontejnerët e humbur dhe për rrugët e trafikut të helmeve.
Të dhënat e rezervuara të hetimeve që po kryhen nuk janë fryt i ndonjë dhunimi i sekreti hetimor. Konturimi i kësaj çështjeje shqetësuese, e destinuar për zhvillime të sekrete dhe të bujshme, ka dalë nga një shënim i një funksionari të Institutit për tregtinë e jashtme të Shkupit që kishte informuar eprorët e tij për prezencën e njerëzve të ‘policisë fiskale’ italiane dhe madje diplomatëve, të interesuar për të verifikuar origjinën e vërtetë të ngarkesave dhe për të zbuluar, një komplot të ngatërruar të mundshëm të përgjegjësve lokalë që kishin favorizuar biznesin e jashtëligjshëm.
Nga ana tjetër, nëse 1300 kontejnerë mbetjesh zhduken në një vend si Shqipëria, me siguri që trafikantët duhet të kenë bashkëpunëtorë. Dhe dyshimin që edhe politika mund të jetë, në një farë mënyre, në çështjen e mbetjeve e konfirmon ligji që një “lob” deputetësh kërkoi ta kalonte në parlament për të legalizuar importin ndërkufitar të mbetjeve. Ligj, ndër të tjera, i mbështetur fuqishëm nga kryeministri Edi Rama, i cili hedh poshtë në këtë mënyrë premtimet dhënë zgjedhësve gjatë fushatës elektorale.
“Kurrë më mbetje nga jashtë në Shqipëri”, tha atëherë. Dhe, në një vend pa impiant përpunimi, ku edhe landfilli i Tiranës duket si një kazan në qiell të hapur, arkaik dhe i rrezikshëm për shëndetin, mbetet për t’u pyetur se si kishin menduar të merrnin edhe mbetjet e të tjerëve.
Vendimi i qeverisë ka tërhequr mbi vete shumë kritika. Në Shqipëri, gjatë këtyre viteve, është pjekur një sensibilizim i fortë ambiental: qytetarë, shoqata, parti politike, përpiqen të mbrojnë territorin dhe shëndetin e qytetarëve pikërisht nga “karteli” i interesave.
Rama këta interesa i përdori në fushatën elektorale. Kthimi i pashpjegueshëm prapa
trazon ujërat, të turbullta që më parë, të politikës shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.