Basha: Rama rriti pagat 10% por borxhi në sektorin publik është 11%

Basha: Rama rriti pagat 10% por borxhi në sektorin publik është 11%

63
0
Shares

Në forumin për ekonominë i cili u diskutua në çadrën e lirisë, kryetari i PD, Lulzim Basha komentoi vendimin e qeverisë për rritjen e pagave me 10%. Basha tha se me këtë rritje Rama i ka borxh sektorit publik 11%.
“Hera e fundit kur janë rritur rrogat e sektorit publik ka qenë korriku i vitit 2013. Ndërsa 420 mijë shqiptarë që punojnë në sektorin privat të vetmen rritje që kanë parë ka qenë rritja e tatimit mbi të ardhurat personale deri në 23% ka qenë rritja e tatim fitimit për bizneset në 15%, që ka rezultuar në pushime masive nga puna dhe ulje pagash në sektorin privat.
Ndërkohë janë shtrenjtuar në këto vite mallrat jetike mesatarisht me 12%. Karburanit 28%, tarifat e arsimit të lartë 30%. Që nga 2013 nuk është dhënë shpërblimi i fundvitit. Pra po ti biem lapsit të së vërtetës dhe jo kunjës së mashtrimit me të cilin kruan veshin Rama i bie që me rritjen 10% pas tre vitesh i ka borxh akoma sektorit publik 11% sepse fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë me 21%, si rezultat i rritjes së cimeve dhe taksave”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY