Pas shqetësimit të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili se ngritja e Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar është antikushtetues, ka ardhur reagimi i kreut të ONM-së, Genoveva Ruiz- Calavera.
Kjo e fundit i është përgjigjur Vasilit duke shtuar se Komisioni Europian nuk mund të komentojë shqetësimet për Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar. Nga ana tjetër Calavera shton se komunikimi për ONM është çështje e brendshme, ndërsa vë theksin te fakti se nuk ka nevojë që të negociohet marrëveshje e re për Bordin.
“BE vitin e kaluar, mbështetje për rolin e ONM. Për qëndrimin e BE u vu në dijeni qeveria shqiptare. Nuk ka nevojë të negociohet marrëveshje e re për ONM. ONM nuk ka fuqi vendim marrëse, por monitoruese”, bën të ditur kreu i ONM-së.
Po ashtu, Calavera shton se ONM do të shërbejë vetëm për monitorimin e procesit të Vettingut
“Monitorimi i jashtëm është parashikuar në Kushtetutë. Komisioni Europian nuk propozon interpretime të njëanshme”, tha Calavera.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/