Ministrja Mirela Karabina con në Prokurori drejtorin e Lushnjës

Ministrja Mirela Karabina con në Prokurori drejtorin e Lushnjës

76
0
Shares

 

Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina kallëzoi sot në prokurori një drejtuesin e një shkolle në Lushnjë për shkelje të ligjit zgjedhor.

 

Ai është drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Çermë i cili ka ushtruar presion mbi mësuesit e shkollës së tij për t’i detyruar të votojnë për një subjekt politik.

Deklarata e ministrisë:

Në zbatim të detyrime që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit (MAS) mbi bazën e informacionit të depozituar ka përcjellë sot pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për Drejtorin e shkollës 9-vjeçare, në fshatin Çermë e Sipërme Lushnjë, z. Agim Maci.

Drejtori i shkollës z. Maçi, është angazhuar në fushatën zgjedhore në kundërshtim me përcaktimet ligjore, duke shkelur etikën e drejtuesit të një institucioni arsimor dhe ka ushtruar presion duke kërcënuar me vendin e punës mësuesit e shkollës së tij për t’i detyruar të votojnë për një subjekt politik në kundërshtim me përcaktimet ligjore të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017. Gjithashtu nga ana e MAS është përcjellë pranë drejtuesit të Zyrës Arsimore Lushnjë, kërkesa për vijimin e procedurave disiplinore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY