EMRAT/ Dibër, konflikti militantëve shkarkohet gardisti arrestohet polici, ja për cilën parti...

EMRAT/ Dibër, konflikti militantëve shkarkohet gardisti arrestohet polici, ja për cilën parti bënin “të fortin”

110
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, në vijim të masave të marra për ngjarjen e mëngjesit të ditës së sotme në Dibër i ka kërkuar Komandantit të Gardës së Republikës, shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Florian Fatbardh Lala, punonjës i Gardës së Republikës. Efektivi i Gardës së Republikës në shkelje të statusit të tij dhe nenit 332/a të Kodit Penal, “Shpërdorimi i autoritetit policor” ka marrë pjesë aktive në fushatën elektorale të një subjekti politik, më konkretisht Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun e Dibrës.
Efektivi Florian Fatbardh Lala është liruar menjëherë nga detyra.
Ministri Demiraj ka ndjekur nga afër operacionin e Policisë së Shtetit dhe SHÇBA-së për arrestimin e në flagrancë të shtetasit Demir Deda, punonjës policie në Durrës, i cili ishte i përfshirë në fushatën elektorale të subjektit politik, PDIU, në Dibër duke shkaktuar incidente me subjekte të tjera politike. Ministri Demiraj inkurajon strukturat e policisë së shtetit për të mos lejuar asnjë shkelje të ligjit pa marrë përgjigjen e merituar.
Ministri Dritan Demiraj i tërheq vëmendjen Drejtorit vendor  të Policisë në qarkun Dibër, i cili nuk ka marrë masat e nevojshme duke cenuar besueshmërinë e punës së Policisë së Shtetit.
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj u bën thirrje të gjithë subjekteve politike të shmangin incidentet, të respektojnë ligjin duke mos angazhuar në fushatë persona të cilëve iu ndalohet një aktivitet i tillë dhe të mbajnë larg aktivitetit elektoral persona me rekorde kriminale, pasi do të ketë tolerancë zero.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY