EMRAT/ Shndërruan burgjet në institucione partiake elektorale, ministri Bardhi shkarkon dy drejtorë,...

EMRAT/ Shndërruan burgjet në institucione partiake elektorale, ministri Bardhi shkarkon dy drejtorë, në i tretë jep dorëheqjen

90
0
Shares

Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi, ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e IEVP Berat Arif Dervishi, si dhe Drejtorin e IEVP Kavajë Durim Perja, me motivacionin e përdorimit të veprimtarisë së institucionit për qëllime politike, pjesëmarrjes së paligjshme në fushatë zgjedhore dhe keqmenaxhimit të institucionit. Vendimmarrja e Ministrit të Drejtësisë ka ardhur pas inspektimeve të realizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Gjithashtu, Bardhi ka pranuar po sot dorëheqjen nga detyra të Drejtorit të IEVP Elbasan Renato Minoli.
Ministri i Drejtësisë Bardhi gjen rastit të paralajmërojë çdo zyrtarë që të mos përdorë funksionin publik për qëllime politike, sepse do të përballet me pasojat e këtij veprimi të paligjshëm, jo vetëm administrativisht, por edhe penalisht.
Ministria e Drejtësisë fton çdo qytetar që të denoncojë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve, duke qenë garant i zbatimit korrekt të ligjit.
Ministri Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo veprimtari politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve së administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY