Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Task forca nuk ndalet nga presioni, do monitorohet lëvizja e parave

20/06/2017
Task forca nuk ndalet nga presioni, do monitorohet lëvizja e parave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zyra e zv/kryeministres ka reaguar në lidhje me deklaratën e zëvendësministres së financave.

NJOFTIMI ZYRTAR
Zv./Ministrja Beqiraj në kapërcim të kompetencave të saj në kuptim të nenit 102(4) të Kushtetutës dhe nenit 6(2), të Ligjit 9000/2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshilllit të Ministrave” si dhe nenit 5, të Ligjit 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” merr përsipër të flasë në emër të Ministrisë së Financave, institucion që drejtohet nga Ministri i Financave. Ky i fundit është titullari kompetent që drejton politikën shtetërore për fushën që mbulon punën administrative dhe kontrolluese në institucion.
Znj. Beqiraj në daljen në media ka vepruar gjithashtu në kundërshtim të hapur me Rregulloren nr. 17, datë 29.01.2016 “Për organizmin dhe funksionimin e Ministrisë së Financave”, miratuar nga Ministrit i Financave.
Kujtojmë se Znj. Beqiraj nuk është pjesë e hierarkisë së qeverisjes për sa kohë në ushtrim të kompetencave dhe në drejtim është Ministri i Financave.
Duket se Zv./Ministrja e Financave i bën këto dalje në media për të penguar zbatimin e VKM-së nr. 473/2017 me synimin për të mos lejuar monitorimin e pjesëmarrjes së administratës në zgjedhje dhe në mënyrë indirekte duke i bërë thirrje administratës të marrë pjesë në fushatën elektorale dhe të mos ketë frikë nga ligji.
Më tej shtojmë se në qoftë se Znj. Beqiraj ka në dijeni për qarkullim të parave të pista në të kaluarën apo të transaksioneve të dyshimta duhet të kishte njoftuar organet e hetimit që në momentin që është vënë në dijeni dhe jo të bëjë deklarata publike duke u përpjekur të sfumojë monitorimin që po bëhet nga Task Forca lidhur me paratë e dyshimta dhe tërheqjen e parave në bankat e nivelit të dytë për të cilat Task Forca është vënë në dijeni nga ana e
Koalicionit të Vëzhguesve Vendore, që janë organizata jo fitimprurëse me reputacion. Është detyrë e Task Forcës të monitorojë përdorimin e gjatë fushatës të parave dhe mjeteve të tjera financiare që vijnë si rezultat i veprimtarive të paligjshme duke iu referuar informacioneve që vijnë nga institucionet e shtetit dhe në asnjë rast nuk mund pengohet dhe nuk mund të vihet nën trysni nga askush.
Zëvendëskryeministrja Mandija siguron opinionin publik se është dhe do të jetë e vendosur për të përmbushur deri në fund misionin për monitorimin dhe garantimin e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të lirë dhe të ndershëm dhe nuk do të vihet nën trysni nga asnjë presion politik në ushtrimin e detyrës së saj.

Tags: deklaratetask force

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.