Zhvendoset qendra e KZAZ, Rama: Është veprim i padrejtë, kushte të pamonitorueshme

Zhvendoset qendra e KZAZ, Rama: Është veprim i padrejtë, kushte të pamonitorueshme

82
0
Shares

Zëvendëskryetari i LSI-së ka dhënë sot një deklaratë për mediat në lidhje me zhvendosje enjë qendre të KZAZ-së.
Bëhet fjalë për qendrën numër 80 të Bashkisë së Dropullit.
Sipas tij qendra ka qenë e vendosur në ambientet shkollës moderne, të rikonstruktuar dhe me të gjitha kushtet e nevojshme të fshatit Jorguca dhe e kanë transferuar në ish-shtëpinë e kulturës të fshatit Grapsh të Bashkisë së Dropullit.
“Në fotot respektive mund të shikoni sallën e numërimit të fletëve të votimit ku kanë qenë të montuara edhe monitorët dhe e gjithë infrastruktura. Më tej, në foto mund të shikoni pamje nga ambientet e brendshme të shkollës ku ishte e vendosur KZAZ-ja numër 80 të cilat largohen nga ky vend dhe janë vendosur në këtë ambient që ju mund ta shikoni në foto. Ambientet e qendrës së kulturës në Grapsh. Pra, nga ai ambient në Jorgucat janë zhvendosur në ambiente tërësisht të papërshtatshme. Çfarë dëshmon kjo gjë? E para është një përpjekje, edhe një herë e them, e lig për të prishur për të cenuar dhe për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve normale më 25 qershor në KZAZ-në e Bashkisë së Dropullit.
E dyta, pas këtij vendimi fshihet në prapavijë produkti i marrëveshjes së Rilindjes me aneksin e Rilindjes, pasi përfaqësuesit e të dyja partive të bëra një, asnjëherë nuk kanë zhvilluar mbledhje në këtë KZAZ me gjithë protestat dhe ngritjen e këtij shqetësimi që kanë bërë përfaqësuesit e LSI-së pranë trupave apo institucioneve të hierarkisë së zgjedhjeve”, është shprehur Luan Rama për mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY