FOTO/ “Voto PS”, mjekja shkarkon infermierin, i del zbuluar skandali i tmerrshëm

FOTO/ “Voto PS”, mjekja shkarkon infermierin, i del zbuluar skandali i tmerrshëm

157
0
Shares

Në fshatin Buzaisht njësia administrative Velçan, Pogradec, mjekja Sava Mokreri ka shkarkuar infermierin e këtij fshati Dorjan Capo. Arsyeja e shkarkimit, në shkresën e shkëputjes së marrëdhënies së punës, është për shkelje disiplinore dhe etike.
Por arsyeja e vërtetë është aktivizimi i infermierit Capo me një parti politike jashtë orarit të punës.
Burime thanë se kjo lëvizje është bërë pas kërcënimit të vazhdueshëm që mjekja Mokreri ka ushtruar tek infermieri që të votojë Partinë Socialiste. Të njëjta burime konfirmuan se mjekja Sava Mokreri, drejtoreshë e qendrës shëndetësore Velçan, është aktiviste dhe e angazhuar me strukturat e Partisë Socialiste në këtë zonë.
Ndërsa është duke kërkuar shkarkimin e infermierit, vetë mjekja fsheh pas vetes një skandal.
Nga verifikimet kryera rezulton se mjekja Sava Mokreri është 68 vjeç dhe ajo duhet të kishte dalë në pension prej disa vitesh, por lidhjet e ngushta me strukturat qeverisëse e kanë favorizuar që të qëndrojë në ato pozita…E mesa duket kjo është bërë në mënyrë që ajo të përdoret për shantazhe të tilla.
Më poshtë është kopja e shkarkimit të infermierit Dorjan Capo, me gabime të shumta drejtshkrimore, e firmosur nga mjekja Mokreri.
Mjekja Mokreri pretendon se ka zhvilluar një mbledhje për masën e shkarkimit por burime thanë se data e cituar nuk përkon me mbledhjet e zakonshme që mbahen më datën 25 të çdo muaji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY