DETAJE & FOTO/ Itali, zbulohet motivi, ja pse shqiptari theri me...

DETAJE & FOTO/ Itali, zbulohet motivi, ja pse shqiptari theri me thikë bashkëshorten

123
0
Shares

Një ditë pas krimit, i marrë në pyetje nga hetuesia italiane Muhamed Vrapi ka rrëfyer motivin e këtij krimi makabër.
Mosmarrëveshjet për arsye xhelozie dhe vendimi për t’i dhënë fund martesës kanë qenë arsyet që kanë çuar emigrantin shqiptar Muhamed Vrapi 62 vjeç të godasë 15 herë me thikë deri në vdekje bashkëshorten e tij Diana Vrapi 52 vjeç.
Sipas Muhamed Vrapit, prej disa kohësh bashkëshortja Diana Vrapi ishte xheloze pasi ai kalonte shumë kohë në chat duke komunikuar me një miken e tij të vjetër e cila jeton aktualisht në SHBA. Tre ditë më parë Diana Vrapi kishte braktisur banesën bashkëshortore duke u strehua tek e motra e saj me vendimin për t’i dhënë fund martesës.
Gjithashtu një tjetër motiv për të cilën çifti grindej shpesh ishin paratë e mënyra për të administruar kursimet e përbashkëta.
Çifti Vrapi ishin të martuar prej 25 vitesh, e sipas rrëfimit të familjarëve dhe miqve, Muhamed Vrapi ishte një bashkëshort prepotent.
Gjatë ditëve në vazhdim prokuroria italiane do të marr në pyetje dhe 3 fëmijët e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY