Fier, rrahja e militantit të LSI-së në Zharrëz, Policia zbardh të vërtetën...

Fier, rrahja e militantit të LSI-së në Zharrëz, Policia zbardh të vërtetën e sherrit

105
0
Shares

Policia e Fierit ka reaguar pas rrahjes së një aktivisti të LSI-së, nga simpatizantë të PS-së ditën e sotme në Fier.
Përmes një komunikate, Policia thotë se rrahja e maturantit nuk ka ardhur për shkaqe politike, por për një sherr në lidhje me një vije uji vaditëse.
Deklarata e plotë e Policisë

Nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

A. G., 57 vjeç, banues në Belinë, Patos.
Procedimi penal ndaj këtij shtetasi u bë pasi në datën 14.06.2017 në orën 14:00 u paraqit në Stacionin e Policisë Patos shtetasi O.G, i cili ka kallëzuar se në datën 14.06.2017 rreth orës 13:00 pas një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar në trup si dhe i është thyer telefoni i tij nga shtetasi A.G.

O. G., 18 vjeç, banues në Belinë, Patos.
Procedimin penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi sot në datën 14. 06. 2017, në orën 16:00, u paraqit shtetasi A. G., 57 vjeç, banues në Belinë, Patos, i cili ka kallëzuar se në datën 14. 06. 2017 rreth orës 12:00 pas një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar në fytyrë me grushte nga shtetasi O. G.,

Policia ka dhënë vendimin për kryerjen e ekspertimit mjeko ligjor për shtetasit A. G., dhe O. G.
U krye këqyrja e personave ku u vërejt se shtetasit A. G., dhe O. G., kishin dëmtime të lehta.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim prone” parashikuar nga Nenet 90 dhe 150 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. G.
Për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga Neni 90 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit O. G.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY