Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zëvendëskryeministrja Mandija konfirmon: Asnjë pengesë për punonjësit e angazhuar si komisionerë zgjedhorë

14/06/2017
Zëvendëskryeministrja Mandija konfirmon: Asnjë pengesë për punonjësit e angazhuar si komisionerë zgjedhorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zyra e shtypit e Zëvendëskryeministres Ledina Mandija deklaroi disa ditë më parë se  nuk ka asnjë pengesë nga  ministrat teknik për angazhimin e punonjësve të administratës si komisionerë në nivele të ndryshme të administrimit në zgjedhje. Madje asnjë ministër nuk ka dhëne urdhër për të penguar angazhimin e këtyre personave si Komisionerë në KZAZ.
Njësia Task-Forcës sqaron edhe një herë se në bazë të pikës 5, të VKM nr. 473, datë 01. 06. 2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë”, punonjësi i administratës shtetërore ka të drejtë të angazhohet si komisionerë zgjedhor, në përbërje të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, pasi të ketë njoftuar paraprakisht me shkrim eprorin direkt dhe njësinë e personelit për këtë veprimtari dhe të ketë marrë lejen me shkrim nga eprori direkt.
Kabineti i zëvendëskryeministres, nisur nga deklarimet e përsëritura në media, si dhe shqetësimet e ngritura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  në datën 12 qershor 2017 ka ripërsëritur kërkesën për të gjitha ministritë, bashkitë dhe prefekturat ku kërkon të dijë: Numrin e kërkesave për tu angazhuar si komisionerë pranë KZAZ, KQV dhe GNV-të ; numrin e kërkesave të miratuara/lejeve të dhëna për tu angazhuar dhe data e miratimit të tyre si dhe numrin e kërkesave të refuzuara, data e refuzimit dhe arsyet e refuzimit.
Zëvendëskryeministrja Mandija përsërit thirrjen e bërë më parë për të gjithë titullarët e institucioneve dhe drejtuesve të administratës të mos paraqesin pengesa për punonjësit, të cilët janë të angazhuar si komisionerë zgjedhorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.