U pezullua nga ministrja teknike, ja si reagon në akuza sekretari Plarent...

U pezullua nga ministrja teknike, ja si reagon në akuza sekretari Plarent Ndreca

122
0
Shares

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca deklaroi se ministrja teknike, Mirela Karabina nuk ka asnjë kompetencë që t’a shkarkojë atë. Ndreca akuzon Karabinën për shpërdorim të pastër të detyrës. Më tej, sekretari i MAS bën me dije se ndaj tij nuk ka asnjë procedim penal dhe se e gjitha kjo histori është një trillim.
“Është një çmenduri juridike në shpërdorim të pastër të detyrës nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit. Trillim i pastër i faktit që unë jam në procedim penal. Nuk ka asnjë procedim penal ndaj meje. Ministrja e Arsimit nuk ka asnjë kompetencë pezullimi për sekretarin e përgjithshëm të MAS. Unë jam në detyrë e do të vijoj të jem në detyrë pa asnjë lëkundje në mbrojtje të institucionit ku unë punoj.” – u shpreh Ndreca.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit ka një përgjigje edhe për akuzat e ish-kryeministrit Berisha ku thoshte se ka qenë pikërisht Ndreca që ka shpërndarë tezat e provimit të Gjuhë-Letërsisë.
“As nuk e kam lexuar fare, po broçkulla siç i bën ai janë.” – tha Plarent Ndreca.
Ministria e Arsimit njoftoi sot pezullimin nga detyra të sekretarit të përgjithshëm të ministrisë, Plarent Ndrecën. Gjithashtu ditën e djeshme ministrja Mirela Karabina ka bërë edhe një denoncim për të në Prokurori me akuzën “goditje për shkak të detyrës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY