ZBARDHET NGJARJA/ Itali, ja si shqiptari mbyti nënën e ish-pronarit për një...

ZBARDHET NGJARJA/ Itali, ja si shqiptari mbyti nënën e ish-pronarit për një vend pune

96
0
Shares

Prokuroria e Barit në Italisë ka mbyllur hetimet mbi ngjarjen e ndodhur më 13 nëntor 2016 ku një shqiptar vrau piktoren 71-vjeçare Rosa Maria Radicci në apartamentin e saj, në Palese (Bari).
I akuzuar është 30-vjeçari Olgert Laska i cili u arrestua nga efektivët e policisë disa ditë pas krimit.
Sipas dosjes së prokurorisë, gruaja u mbyt nga shqiptari, i cili punonte në picerinë e djalit të viktimës, ku lante pjatat.
I riu është pushuar nga puna në fund të gushtit 2016 dhe për hetuesit, kjo është arsyeja pse ai ka vrarë të ëmën e ish shefit të tij.
Por, Olgert Laska ka refuzuar gjithmonë akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka gisht në vrasjen e 71-vjeçares.
Më mesin e provave, prokuroria ka edhe pamje filmike të marra nga kamerat e banesave të zonës, në të cilat shihet shqiptari në shëtitoren buzë detit, ku ndodhet edhe banesa e viktimës. Ai shihet duke mbërritur në zonë me biçikletë në orën 12:37 të 13 nëntorit.
“Ai u ndal në hyrje të kompleksit rezidencial të viktimës. Mbështeti biçikletën te kangjellat dhe u ul në stol”, shkruhet në dosjen e hetuesve.
Imazhet tregojnë se Laska i afrohet shpesh portës, dhe prania e shqiptarit ishte vënë re nga vizitorët në një bar aty pranë.
Kur ka parë të kalonte një patrullë karabinierësh, është fshehur mes shkëmbinjve. Më pas, në 14:19 zhduket nga pamjet e kamerave dhe në 15:10 filmohet sërish, teksa i hipur në biçikletë, niset në drejtim të Barit.
Sipas hetuesve, në hapësirën kur shqiptari nuk shfaqet në kamera, ka kryer vrasjen.
Portën, Olgertit mund t’ia ketë hapur vetë gruaja e cila njihej me të dyshuarin, pasi ky i fundit i bënte shpesh pazaret në të shkuarën dhe punët e kopshtarisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY