Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Nishani – Alfano: Italia avokatja më e mirë e integrimit të Shqipërisë në BE

14/03/2017
FOTO GALERI/ Nishani – Alfano: Italia avokatja më e mirë e integrimit të Shqipërisë në BE
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani priti sot Ministrin e Jashtëm italian, Angelino Alfano, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Nishni shprehu mirënjohjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve për ndihmën e madhe e shumë dimensionale që Italia dhe populli italian i kanë dhënë, veçanërisht pas viteve ’90, për rimëkëmbjen ekonomike e sociale të vendit, pas dekadash izolimi nga diktatura.

“Marrëdhëniet dhe lidhjet mes dy vendeve tona janë sa historike aq edhe kulturore, dhe partneriteti ynë strategjik i ka të gjitha mundësitë dhe hapësirat për t’u zhvilluar dhe pasuruar më tej, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë evropian” – u shpreh Presidenti Nishani.


Kreu i Shtetit shprehu në mënyrë të veçantë, mirënjohjen për mbështetjen shumë domethënëse e përmbajtjesore që Italia i ka dhënë Shqipërisë në kuadrin e procesit të integrimit evropian.

Duke theksuar se, integrimi evropian mbetet projekti strategjik më madhor i shqiptarëve, Presidenti Nishani u shpreh se “Italia ka qenë dhe mbetet një nga avokatet më të mira të Shqipërisë në këtë proces dhe kam shumë besim se kjo mbështetje do të vijojë edhe në të ardhmen”.


Presidenti Nishani vlerësoi dhe përshëndeti gjithashtu angazhimin e Italisë në kuadrin e ruajtjes së vëmendjes së Bashkimit Evropian ndaj të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe shprehu besimin se në Samitin e Triestes, procesi i Berlinit do të pasurohet me projekte konkrete zhvillimore.

Në këtë kontekst, Presidenti e konsideroi vizitën e Ministrit Alfano në Shqipëri dhe rajon, si shprehje e qartë e vëmendjes së lartë që Italia i kushton këtij rajoni anëtarësimit të tij sa më të shpejtë në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.