Vëllezërit Tafili, plan për arratisje nga burgu i Peqinit, gjashtë në pranga

Vëllezërit Tafili, plan për arratisje nga burgu i Peqinit, gjashtë në pranga

174
0
Shares

Vëllezërit Admir dhe Genc Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri për pak sa nuk arritën të kapërcejnë hekurat e burgut të Peqinit ashtu si bënë pak muaj më parë në Devoll.

 

Të transferuar në burgun e Pelqinit, që të katër kanë dashur t’ja mbathin sërish.

Sistemi i përgjimit në burg por edhe vëmëndja ndaj persoanve në kontakt me katër të rrezikshimit, kanë arritur të japin të dhëna të mjaftueshme që gara për të lënë burgun të mos zhvillohet.

Të paktën 6 persona janë arrestuar prej të cilëve 5 janë punonjës të burgut dhe një tjetër banora nga Shkodra i cili ka qënë i përfshirë në këtë skenar.

 

Akuzat ndaj tyre janë ato të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumentave”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga Kodi Penal.

Tashmë në burg ndodhen:

Avni Biça, me detyrë punonjës i policisë së IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) Peqin.

 

Gëzim Beheluli, me detyrë punonjës i policisë së IEVP Peqin.

 

Bilbil Ymeri, me detyrë punonjës i policisë së IEVP Peqin.

 

Abedin H, me detyrë përgjegjës i sektorit të sigurisë së IEVP Peqin.

 

Petrit Marnoj, me detyrë përgjegjës i sektorit ligjor së IEVP Peqin.

 

Ndërsa forcat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për arrestimin e shtetasit Jetmir Guzi, i datëlindjes 1981, i cili dyshohet se është personi kryesor që i ndihmonte nga jashtë të dënuarit për të vënë në zbatim planin e arratisjes.

 


Prokuroria e Elbasanit po vijon hetimin për përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY