Betohet Ambasadori Donald Lu: “Shqipëria aleate dhe mike e SHBA”

Betohet Ambasadori Donald Lu: “Shqipëria aleate dhe mike e SHBA”

97
0
Shares
Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, i cili do të zëvëndësojë Ambasadorin Alexander A. Arvizu, u betua gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit të SHBA. Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i ardhshëm Lu tha se, “Shqipëria është një aleate e afërt dhe një mike e Shteteve të Bashkuara. Unë do të punoj çdo ditë në mënyrë që të sigurohem që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin. Ne jemi dhe gjithnjë do të mbetemi dy popuj pafundësisht të përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së qytetarëve, dhe sundimit të ligjit”.
Donald Lu është një diplomat karriere dhe deri para emwrimit si ambassador nw Shqipwri, ishte Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Nju Delhi të Indisë. Më parë ai ka shërbyer në ambasadën amerikane në Baku të Azerbajxhanit si i Ngarkur me Punë nga viti 2009-2010 dhe si Zëvendës Shef i Misionit nga 2007-2009.
Nga viti 2003-2006, zoti Lu ka qenë Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Bishkek të Kirgistanit. Donald Lu ka shërbyer si Zëvendës Drejtor i Zyrës për Azinë Qendrore dhe Cështjet e Kaukazeve të Jugut nga viti 2001-2003 dhe si Asistent I Posaçëm i Ambasadorit për Vendet e Sapo-Shpallura të Pavarura nga 2000-2001.
Ndër funksione të tjera diplomatike përfshihet: Asistent i Posaçëm i Ambasadorit në Misionin Diplomatik amerikan në Nju Delhi; Zyrtar i Konsullatës amerikane në Tbilisi të Gjeorgjisë; Zyrtar Politik në Konsullatën amerikane në Peshavar të Pakistanit.
Zoti Lu ka qenë në Sierra Leone nga 1988-1990 si vullnetar me Korpusin e Paqes. Ai ka diplomën e studimeve universitare dhe pasuniversitare nga Universiteti i Princetonit.
Ndërkohë, Ambasadori në ikje i SHBA në Tiraanë, Aleksander Arvizu në përfundim të mandatit të tij, ka zhvilluar me një vizitë në burgun e  Spaçit.   Përmes një postimi në Facebook, Arvizu, ka ndarë me miqtë e tij një vizitë në një familje në Spaç si dhe vititën e tij në burguun famëkeq të komunizimit.
“Tek përgatitem të largohem nga Shqipëria, mendoj se si qëndrimi im këtu e ka thelluar të kuptuarit tim të historisë. Deri tani, fokusi im profesional ka qenë Azia, përfshirë efektet e mëdha historike të zgjerimit dhe agresionit komunist – veçantërisht në gadishullin Korean dhe në Azinë juglindore. Errësira që pllakosi Shqipërinë gjatë diktaturës komuniste ishte e ngjashme por e ndryshme – ishte brutale, pa dyshim, por më e përqendruar dhe fokusuar së brendshmi sesa në shumicën e vendeve të tjera. Disa vende në Shqipëri ende e ruajnë shenjën e asaj kohe, dhe asnjë prej tyre aq qartësisht sa Spaçi”, shprehet midis të tjerave Ambasadori Arvizu.
Alexander A. Arvizu është një anëtar karriere i Shërbimit të Huaj të Lartë, në nivelin e Këshilltarit Ministër. U betua si Ambasador i SHBA në Shqipëri më 10 nëntor 2010. Hyri në Shërbimin e Huaj në vitin 1981 dhe ka shërbyer në një numër detyrash jashtë dhe brenda vendit të lidhura me politikën e jashtme të SHBA në Azinë Lindore dhe Paqësor. Ka qenë Zëvendës Ndihmës Sekretar përgjegjës për Japoninë, Korenë dhe Sigurinë Rajonale gjatë viteve 2007 – 2009. Së fundi, ishte Drejtor i Emërimeve në Nivel Fillestar në Byronë e Burimeve Njerëzore.
Jashtë vendit, Ambasadori Arvizu ka shërbyer si Zëvendës Shef i Misionit në Bangkok (2004-07) dhe në Phnom Pen, Kamboxhia (2000-03).  Shërbeu edhe për dy mandate në Seul, Kore dhe një në Osaka-Kobe të Japonisë. Në Uashington, ka qenë Drejtor për Çështjet e Azisë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Administratën e Dytë Klinton, përpara së cilës ishte Zëvendës Drejtor në Zyrën e Çështjeve Japoneze në Departamentin e Shtetit. Nga viti 2003 deri në vitin 2004, Ambasadori Arvizu ishte anëtar i Seminarit të Lartë të 46-të, një Program Ekzekutiv Udhëheqësie për zyrtarë të lartë të Qeverisë së SHBA. Më herët në karrierën e tij, ka punuar edhe si zyrtar i stafit në Sekretariatin Ekzekutiv të Departamentit të Shtetit.
Ambasadori Arvizu u lind në një bazë të Ushtrisë së SHBA në Japoni dhe është amerikan i brezit të parë. Nëna e tij ishte nga Kioto, Japoni dhe i ati është me origjinë nga Dolores Hidalgo në Meksikë. Familja u vendos në Kolorado Springs, ku ai u rrit. Mori diplomën universitare nga Universiteti Xhorxhtaun në vitin 1980.
Ambasadori Arvizu ka studiuar një numër gjuhësh aziatike, përfshi japonisht, koreançe, tai dhe khmer. Është i martuar dhe ka një vajzë të re. Në kohën e lirë ndjek fatin e skuadrave të dashura të tij Detroit Tigers dhe Washington Nationals.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY