Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fleckenstein-Kukan: Drafti që propozuam në Tiranë, palët të konfirmojnë marrëveshjen

23/12/2014
Fleckenstein-Kukan: Drafti që propozuam në Tiranë, palët të konfirmojnë marrëveshjen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eurodeputetët Eduart Kukan dhe Gnut Fleckenstein publikuan sot një deklaratë të përbashkët në lidhje me dialogun politik dhe bashkëpunimin e forcave politike në vendin tonë.
Në këtë deklaratë mes të tjerave thuhet se duhet dialog i qëndrueshëm e konstruktiv mes mazhorancës e opozitës. Deklarata e Kukan-Fleckenstein vijon duke theksuar se të dyja palët kanë përgjegjësi  për dialogun, dhe se ai duhet të zhvillohet në Kuvend. Ata bëjnë të ditur se liderët shqiptarë ranë akord me propozimin e tyre për bashkëpunim në Kuvend. Një pikë tjetër e kësaj deklarate lidhet me një parlament gjithëpërfshirës dhe që respekton vendimet. Ata kanë propozuar që të evidentohen  personat me poste publike dhe me lidhje kriminale dhe qe politikanët shqiptarë të marrin përgjegjësitë për funksionimin efektiv të institucioneve. Nga ana tjetër dy eurodeputetët kërkojnë që opozita të fillojë punën në Kuvend, ndërsa mazhoranca të respektojë kushtet e dialogut
Drafti që propozohet nga negociotarët evropianë përmban 4 pika.
Pika e parë është një propozim që ka të bëjë me mospërdorimin e shumicës së cilësuar nga mazhoranca për çështje të rëndësishme.
“Opozita kthehet në Parlament dhe rimerr plotësisht funksionet e saj parlamentare duke iu shmangur bojkotit të Parlamentit dhe komisioneve të tij; ndërsa mazhoranca qeverisëse nuk do të përdorë shumicën e cilësuar prej tre të pestave, duke anashkaluar opozitën, por do të punojnë së bashku me opozitën për të gjetur konsensus për reforma të rëndësishme sa herë që është e mundur”, thuhet në draft/marrëveshje.
Pika e dytë ka të bëjë me gatishmërinë për respektimin e shtetit ligjor.
“Të gjitha palët do të kontribuojnë për dialogun politik, i cili duhet të bëhet së pari në Parlament dhe respektojnë Kushtetutën dhe zbatimin sistematik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të angazhohen të rishikojnë rregullat që kanë të bëjnë me funksionimin efikas të komisioneve parlamentare hetimore, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”.
Pika e tretë është ajo më delikatja dhe që opozita e ka kërkuar me forcë këto muaj bojkoti, atë që e quan dekriminalizim të Parlamentit.
“Opozita dhe mazhoranca qeverisëse angazhohen të punojnë së bashku në mënyrë konsensuale, me ndihmën e Bashkimit Evropian, për çështjen e individëve me rekorde kriminale, që kërkojnë të zgjidhen ose të emërohen për poste publike, bazuar në standardet evropiane dhe me asistencën e Komisionit të Venecias”.
Pika e katërt ka të bëjë me rolin e Parlamentit në këtë marrëveshje, kur thuhet se, “përfaqësuesit e grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Evropian, Socialdemokratët dhe Partia Popullore Evropiane do të mbështesin një marrëveshje të tillë politike”.
Në deklaratën e përbashkët, eurodeputetët theksojnë se është përgjegjësi e të dyja palëve që të krijojnë kushte për të pasur një dialog të qëndrueshëm dhe konstruktiv, për të plotësuar ambiciet e shqiptarëve për integrimin evropian të vendit.
“Ne sigurojmë partnerët tanë politike në Shqipëri për mbështetjen e vazhdueshme të grupeve tona politike në procesin e integrimit evropian. Gjatë ditëve të fundit ne e kemi demonstruar këtë mbështetje duke u angazhuar në rinovimin e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës në pushtet dhe duke inkurajuar opozitën për t’i dhënë fund bojkotit të parlamentit. Shqipëria ka nevojë për dialog të qëndrueshëm dhe konstruktiv politik midis mazhorancës dhe opozitës në mënyrë që të plotësojnë ambiciet evropiane të qytetarëve të saj. Kjo është një përgjegjësi e përbashkët e të dy palëve për të krijuar kushte dhe të sigurojnë që dialogu i tillë i partisë kryq është duke u zhvilluar kryesisht në parlament”, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve.
“Ne vlerësojmë se të gjithë partnerët tanë politikë ishin në gjendje të binin dakord mbi propozimin tonë në lidhje parimet e bashkëpunimit në parlament. Propozimi në fjalë synon gjithë përfshirje të parlamentit, respektim dhe zbatim të vendimeve të gjykatës Kushtetuese për të adresuar çështjen e njerëzve me të dhënat kriminale që konkurrojnë për poste publike. Politikanët shqiptarë duhet të marrin përgjegjësitë për funksionimin efektiv të institucioneve demokratike në vend. Opozita të rifillojë punën në parlament dhe të vazhdoje me detyrat e tyre parlamentare, dhe mazhoranca për respektimin e kushteve për dialog politik gjithëpërfshirës në kuadër të këtij institucioni”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.