Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tom Doshi dhe Mark Frroku përballje deri në konfliktim në prokurori

09/03/2015
Tom Doshi dhe Mark Frroku përballje deri në konfliktim në prokurori
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti Tom Doshi dhe kolegu i tij Mark Frroku u përballen të dy sot përpara prokurorëve të Krimeve të Rënda, lidhur me deklaratat e tyre kontradiktore për të ashtuquajturën çështja “Doshi”. Burime nga Prokuroria thonë se përballja mes tyre i kaloi tonet normale, duke shkuar deri në konfliktim. Mësohet se të dy i kanë qëndruar fort versionit të tyre, ndërsa Prokuroria pritet që të kërkojë zbardhjen e tabulateve telefonike, për të vërtetuar nëse ka qenë apo jo Frroku ai që njoftoi Doshin, për ekzistencën e një komploti, me qëllim eliminimin e tij dhe deputetit të PD-së Mhill Fufi.
Prokuroria ndërkaq pritet të sekuestrojë edhe kamerat e sigurisë së një hoteli në Tiranë, aty ku Doshi pretendon se ka takuar Frrokun. Ndërkaq, pritet të thirren për të dëshmuar edhe personat që janë përmendur në videon 37 minutëshe të bërë publike nga deputeti Tom Doshi.
Deputeti Mark Frroku mbërriti ne organin e akuzës rreth orës 11:40 të së hënës, ndërsa në ren 11:55 u paraqit dhe deputeti Tom Doshi. Deputeti Doshi mbërriti në prokurori nën masa të forta sigurie dhe hyri nga dera e pasme e institucionit.
Pas daljes nga prokuroria, Mark Frroku i qëndroi deklaratës së mëparshme duke e përgënjeshtruar sërish kolegun Doshi. Frroku shprehet se nuk ka dijeni për deklaratat e Tom Doshit mbi atentate për vrasje deputetësh. Mark Frroku la në orën 13:50 minuta institucionin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku për 1 orë e 55 minuta është ballafaquar me deputetin Tom Doshi mbi deklaratën e këtij të fundit ku është shprehur se Frroku e ka vënë i pari në dijeni për atentatin për vrasje. Sipas Doshit, planin për vrasjen e tij nga Durim Bami e kishte marrë vesh fillimisht nga Mark Frroku. Ndërsa mësohet se Doshi ka dëshmuar edhe për 1 orë e 20 minuta, pas ballafaqimit me Frrokun. Doshi i ka qëndruar versionit të tij se ka qenë Frroku ai që e ka vënë në dijeni për komplotin e vrasjes.
As Frroku dhe as Doshi nuk pranuan të komentojë për mediat që prisnin jashtë kangjellave të prokurorisë. Frroku zgjodhi të futet në automjetin e tij qe e priste para dyerve te Prokurorisë dhe të largohet në heshtje. Teksa po hipte ne makinen e tij u shpreh se “i qëndrova deklaratave të dhenë me pare”.
Pak para Frrokut, ambientet e prokurorisë i la dhe avokati i Durim Bamit, Ilir Murati. Edhe ky i fundit nuk pranoi të bëjë deklarime mbi cfarë u dëshmua sot para prokurorëve.

 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Zbulohen 21 kandidatët në garë për drejtimin e katër qarqeve të Policisë së Shtetit

26/05/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

Operacion i policisë në Sarandë dhe Ksamil për ndërtimet pa leje, urdhër-arreste për policë e biznesmenë

26/05/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Kushtetuesja rikthen në Gjykatën e Lartë Erion Veliajn. A do ta lirojë Sadushi

25/05/2026
Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

25/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Zbulohen 21 kandidatët në garë për drejtimin e katër qarqeve të Policisë së Shtetit

26/05/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

Operacion i policisë në Sarandë dhe Ksamil për ndërtimet pa leje, urdhër-arreste për policë e biznesmenë

26/05/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Kushtetuesja rikthen në Gjykatën e Lartë Erion Veliajn. A do ta lirojë Sadushi

25/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.