Berisha: E mbyllin Parlamentin si të ishte “kuzhina e Liros”

Berisha: E mbyllin Parlamentin si të ishte “kuzhina e Liros”

87
0
Shares

Në përfundim të seancës, ish-kryeministri Sali Berisha tha se në kompleksin e krimit mazhoranca firmosi kapitullimin mbylli parlamentin.
“Në kompleksin e krimit mazhoranca firmosi kapitullimin mbylli parlamentin. Kjo është zgjidhja e tyre, Ia mbathën nga frika. Para djemtë prapa u vjen Jani. Akt i pashembullt nuk ka ndodhur kurrë që burrat ia mbathin. Përshëndes qytetarët që janë nisur nga të gjitha skajet e vendit. Këta e mbyllën akt i turpit dhe i kapitullimit por të ardhme nuk kanë. Kjo mazhorancë e gllabëruar nga krimi ka vetëm një alternativë t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme”, u shpreh Berisha
Më tej, ish-kryeministri Sali Berisha e ka komentuar mbylljen sikur “’të mbyllej kuzhina e Liros’ dhe se ia mbathën nga frika nga protestuesit”.
“Kjo është zgjidhja e tyre. 10 minuta mbyllën Parlamentin. Ia mbathën nga frika. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij parlamenti kjo. E mbyllin Parlamentin si të ishte kuzhina e Liros”, deklaroi Berisha, duke përshëndetur protestuesit e PD-së, nisur në Tiranë.
“ Përshëndes qytetarët që janë nisur nga të katërt skajet e dheut nga Jugu më I largët dhe Veriu më I largët, nga Lura dhe mbarë Shqipëria. Kjo mazhorancë e gllabëruar dhe udhëhequr nga krimi ka vetëm një alternativë: të hapë rrugën nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme”, theksoi më tej Berisha.
Ish-kryeministri deklaroi se protesta do të jetë paqësore dhe se nuk do të ketë probleme të krijuara nga ta.
“PD është parti e vlerave. Parimet janë më të forta se të gjitha qelbësirat që I kanë future në administratë, të pathyeshme. Qytetarët protestojnë paqësisht pa incidente. Do të gjeni në protestë edhe njerëz pa parti”, përfundoi Berisha.

 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY