Berisha: Arrestimi i Doshit dhe Frrokut për të shpëtuar Metën, zbardhja e...

Berisha: Arrestimi i Doshit dhe Frrokut për të shpëtuar Metën, zbardhja e akuzave vetëm nga një ekspertizë ndërkombëtare

123
0
Shares

Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar nga krerët e maxhorancës e ka cilësuar ish-Kryeministri Sali Berisha për TV Klan, kërkesën e bërë nga Prokuroria për arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi e Mark Frroku.
Sipas Berishës gjithçka bëhet për të shpëtuar kreun e parlamentit nga akuzat e ngritura se, Ilir Meta ka porositur vrasjen e Doshit dhe të demokratit Mhill Fufi.
Skepticizmin për një hetim të plotë e të gjithanshëm pa dorëheqjen e Ilir Metës, ish-Kyeministri Berisha nuk e fsheh. Madje kërkon nga organi i akuzës të ndjekë të njëjtin standard edhe me Kryeparlamentarin Meta, lidhur me ato që ai i cilëson shpifje të Metës në adresë të opozitës dhe familjarëve të Deputetit demokrat Mhill Fufi.
Ndaj zbardhjen e plotë e të paanshme të akuzave të ngritura ndaj kreut të Kuvendit, Berisha thotë se e sheh vetëm te një ekspertizë ndërkombëtare, modelet për të cilën thotë se ekzistojnë.
Ish-Kryeministri Berisha shprehet se mos dorëheqja e Ilir Metës, edhe pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, penalizon shqiptarët përpara partnerëve europianë dhe destabilizon situatën në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY