Debate në Komisionin e Jashtëm, Bumçi: Heqja e kuotës së emërimit në...

Debate në Komisionin e Jashtëm, Bumçi: Heqja e kuotës së emërimit në shërbimin e jashtëm, shkatërron shërbimin

99
0
Shares

Debatet kanë karakterizuar mbledhjen e sotme të Komisionit të Jashtëm Parlamentar, ndërsa diskutohej projektligji “Për shërbimin e Jashtëm”.
Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, ndërsa vuri në dukje se deputetët e PD-së, nuk morëm pesë në seancë për këtë projekt ligj, deklaroi se “heqja e kuotës së emërimit, shkatërron shërbimin e jashtëm”.
Mbledhjes nuk i kanë shpuar dhe argumenti i ditëve të fundit, dorëheqja e Ilir Metës, pas akuzave të deputetit Tom Doshi.
Ka qenë deputeti i PD-së Aldo Bumçi i cili e ktheu vëmendjen tek çështja “Doshi”, duke kërkuar zbardhjen e saj. Sipas tij, kjo çështje nuk ka për tu zbardhur derisa Meta të vijojë të jetë Kryetar i Kuvendit.
“Derisa Meta të jetë kryetar Kuvendi kjo çështje nuk zbardhet, prandaj duhet që ai të japë dorëheqjen. Ilir Meta duhet të hetohet, t’i hiqet mandati”, tha ai.
Kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade në lidhje me këtë çështje deklaroi se “Mbështet atë që po kërkon Prokuroria”.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY