Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëri – Armeni, optimizëm te kuqezinjtë

25/03/2015
Shqipëri – Armeni, optimizëm te kuqezinjtë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kuqezinjtë kanë vijuar edhe sot përgatitjet për ndeshjen me Armeninë dhe ashtu siç është zakon tashmë, dy futbollist të përzgjedhur nga tekniku De Biassi kanë dalë në një deklaratë për shtyp.
Fillimisht ka folur portieri Berisha, i cili në deklaratën e tij ka përcjell entuziazmin e skuadrës, ndërsa ka theksuar se përqendrimi është maksimal.
“Luajmë përballë një kundërshtari mjaft të rrezikshëm dhe që pikën më të fortë ka kundërsulmet. Prandaj duhet të tregohemi sa më të vëmendshëm dhe të bëjmë sa më pak gabime. Personalisht ndjej përgjegjësi dhe kam punuar shumë psikologjikisht për të mos pësuar gol në këtë përballje. Kam besim se duke dhënë maksimumin do të dalim me 3 pikë të plota nga kjo sfidë”, u shpreh Berisha.
Më tej ka folur, anësori i majtë Ansi Agolli. Lojtari tiranas, ka theksuar se skuadra po punon fort, pasi dëshira për të mundur Armeninë është e madhe. 32-vjeçari që luan për një skuadër azerbajxhanase bëri të ditur se edhe në Azerbajxhan të gjithë do të bëjnë tifo për Shqipërinë, kjo dhe për shkak të konfliktit mes dy vendeve.
“Nuk ndjejmë aspak presion para kësaj sfide. Po përgatitemi për të dhënë maksimumin dhe në fund shpresoj që të shpërblehemi me një fitore. Në Azerbajxhan ku luaj, e ndjejnë shumë këtë sfidë kjo për shkak të konfliktit që kanë me shtetin armen, ndaj dhe jam i sigurt që të gjithë atje bëjnë tifo për mua dhe për ekipin shqiptar”, tha anësori i majtë, që këtë vit do të ketë dhe një rival më shumë korsinë e tij të preferuar, të riun Aliji, që aktivizohet me Bazelin .
Dita e dytë e grumbullimit të kombëtares shqiptare ka shkuar sipas programit, e ngarkuar dhe me ritëm të lartë. Pasi kanë ngrënë mëngjesin skuadra është ndarë në grupe, teksa trajneri Gianni De Biasi kishte vendosur që të bënte një video analizë të kundërshtarit, për t’i lënë përgatitësit atletik detyrat në fushë.
Kështu skuadra është ndarë në grupe sipas vendosjes që kanë në fushë. Mbrojtësit, mesfushorët dhe më pas sulmuesit janë paraqitur në grupe tek trajneri për të ndjekur analizën që i është bërë lojës së kundërshtarit, ndërkohë që po në grupe, kanë marrë ngarkesën fizike nga përgatitësi altetik. Ndërkohë të tre portierët kanë vijuar përgatitjet e tyre me trajnerin Ilir Bozhiqi.
Gjatë pasdites, pritet një seancë tjetër stërvitore, ku dhe Xhani De Biazi do të njihet me gjendjen e dy lojtarëve që kanë paraqitur probleme, Mërgim Mavraj dhe Debatik Curri.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.