Sarandë/ Hidhet në erë me tritol automjeti i një biznesmeni

Sarandë/ Hidhet në erë me tritol automjeti i një biznesmeni

84
0
Shares

Një sasi tritoli ka shpërthyer duke hedhur në erë makinën e një biznesmeni në Sarandë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ku mjeti tip “Range Rover” me targa AA 777 IN në pronësi të biznesmenit Ilia Marini është hedhur në erë me eksploziv.
Në momentin e shpërthimit mjeti ishte i parkuar pranë lokalit të Marinit në lagjen nr. 1 të qytetit.
Shpërthimi ka qenë i fortë duke shkatërruar totalisht mjetin. Copat e tij janë përhapur në rrugë. Nga shpërthimi është djegur dhe një pjesë e lokalit.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe përcaktuar shkaqet e këtij sulmi me tritol.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY