Balla – Bylykbashit: Dekriminalizimin e bëjmë vetë, do thërrasim ekspertë të huaj

Balla – Bylykbashit: Dekriminalizimin e bëjmë vetë, do thërrasim ekspertë të huaj

103
0
Shares

Dekriminalizimi i Kuvendit ka acaruar marrëdhënien ndërmjet socialistit Taulant Balla dhe demokratit Oerd Bylykbashi. Kryetari i komisionit për dekriminalizimin e Kuvendit Oerd Bylykbashi dhe nënkryetari i këtij komisioni, Taulant Balla, janë përplasur sot me njëri-tjetrin në përfundim të Kuvendit, në mbledhjen e Komisionit të Dekriminalizimit.
Ndërsa ka nisur mbledhja e sotme e Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi ka folur rreth platformës që ata propozojnë duke ua shpërndarë edhe anëtarëve të tjerë këtë version.
Në versionin e Partisë Demokratike parashikohet që të ndërhyhet që në këtë legjislacion. Oerd Bylykbashi sqaroi se në Parlamentit aktual do të ndërhyhet me dispozita të përkohshme dhe afatshkurtra në Kushtetutë.
Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi u shpreh se duhet që të nisë edhe puna për identifikimin e atyre deputetëve që nuk mund të qëndrojnë më në këtë post. Sipas Bylykbashit largimi i tyre do të bëhet në bazë të cenimit të besimit publik.

Më pas e ka marrë fjalën nënkryetari Taulant Balla i cili i ka thënë Bylykbashit në mbledhje se nuk do ta kalojnë aq thjesht këtë proces “pastrimi” me “copa letrash” nga drejtoria juridike e PD-së. Përkundrazi, sipas Ballës, socialistët e bëjnë vetë dekriminalizimin dhe se do të ftojnë ekspertë ndërkombëtarë nga vendet e BE-së dhe deri edhe nga SHBA-ja për ta thelluar si proces dhe çuar deri në fund.

Debatet në Komisionin e Dekriminalizimit


Oerd Bylykbashi: Kemi identifikuar një sërë ndërhyrjesh afatgjate. Së bashku besoj se do gjejmë ehe instrumentet e zbatimit, që të mos dështojë sistemi. Për ndërhyrjet afatshkurtër. Një zgjidhje është një ndërhyrje transitore në Kushtetutë. Me kritere ligjore dhe Kushtetuese të identifikojmë kush deputet nuk mund të qëndrojë në Parlament më se cenon besimin Publik. Veprat penale të kujtdo individi, cenon besimin Publik. Dispozita e përkohshme që do të aplikohej vetëm në këtë Legjislaturë. Të hapur për të arritur standardin më të ashpër dhe më të mirë. Të gjithë duhet të kemi integritetin. Në lidhje me këtë axhendë kontribuojmë qëllimit të përbashkët, do të keni kohën e mjaftueshme për t’i parë. Gjithkush mund të bëjë propozime.”


Taulant Balla: T’i themi gjërat troç, platformën tuaj do ta lexojmë, do ta marrim në konsideratë pasi që ditën e parë kemi shprehur vullnetin për të ju përmbajtur rezolutës. Por ky proces nuk do të bëhet nga retorika juridike e SHQUP-it por nga eksperiencat më të mira ndërkombëtare. Dhe kur flasim për ekspertizë ramë dakord se nuk do të marrim një copë letër nga retorika e SHQUP por një letër të bërë bashkërisht dhe të ua dërgojmë ekspertëve ndërkombëtarë. Pastaj ti del sot dhe thua se s’ka nevojë për ekspertët ndërkombëtarë. Pse nuk e shprehe vullnetin ti për dekriminalzim sot në Parlament? Pse nuk qëndrove në parlament? Hera e parë pas 20 vjetësh që në Kuvend një parti politike refuzon Prokurorinë për heqje imuniteti. Atëherë zotëri i dashur si ka mundësi që ju bëni vetëm show dhe nuk keni bërthamë? Por nuk pranoj kurrsesi të sillni copa letrash që nuk kanë synim adresimin e dekriminalizimit. Shqiptarët nuk kanë parlament të inkriminuar. Mund të ketë persona me rekorde kriminale, por që të vini këtu me copa letrash për të filluar bojkotin e radhës. Ose votoni këtë letër ose ne nuk vijmë më në parlament. Kam respekt për të lexuar gjithë retorikën e zyrës juridike të partisë suaj.


Oerd Bylykbashi: Me pak thellim tek leximi i planit të punës do ta kuptoni që ky komision duke marrë ekspertizën ndërkombëtare do të hyjmë në procedurën e mirënjohur të komisioneve dhe ju do ta kuptoni dhe bini dakord me ne. arsyen e keni njësoj me ne. kemi firmosur së bashku që personat me rekorde kriminale të largohen nga parlamenti. Tani ka marrë qytetarinë ky term, quhet dekriminalizim. Se kush janë personat nuk është detyra jonë sot. Të drejtën për të bërë propozime e kemi të gjithë. Në fund do ta miratojmë së bashku. Si ashtu edhe ju jeni të qartë se janë disa dispozita. Ne nuk kemi as luksin të thyejmë marrëveshjen. Ne kemi flamurin moral që dispozitat të miratohen tani që në zgjedhjet e qershorit të mos kemi persona me rekorde kriminale. Në prioritet kohor kjo është shumë prioritare. Propozimet sit ë doni kur të doni, do të sjellim edhe të tjerë se ky nuk është i fundit.


Spartak Braho: Pavarësisht nga ndonjë parregullsi në materialet që shqyrtojmë, dua të vë në dukje diçka që ju na paraqisni një material, platformën tuaj. Çfarë është ky? Ne jemi komision jo parti. Kjo është një platformë e komisionit për dekriminalizimit ju lutem korrigjojeni.


Oerd Bylykbashi: Nëse je dakord ia heqim dhe e miratojmë
Spartak Braho: Kjo shpejtësi që vini e i fusni, këtu janë 7 parti. Është protagonizëm hileqar dhe ju vazhdoni të jeni hileqar. Flisni për integritet moral dhe ju sot ikni nga parlamenti. Doni të ndryshoni betimin e deputetit në Kushtetutë. Unë nuk kam ndërmend ta lexoj kështu, silleni siç duhet.


Taulant Balla: Kjo në formën e paraqitur nuk është dokomument parlamentar. Sepse kjo është sikur kemi dalë dhe filluar fushatën elektorale. Edhe komisioni nuk do të merret me çfarë shkruan SHQUP. Kështu që sillni një dokument parlamentar. Ne kemi gatishmërinë për t’i parë dhe për t’i shqyrtuar.


Oerd Bylykbashi: E kam dëgjuar zotin Balla dhe vuajti shumë kur vuri firmën


Taulant Balla: Dëgjoje pra objektin, e mora propozimin tënd. Tani dëgjo propozimin tim. Në vijim të një kërkese të vazhdueshme nga KE dhe nga DASH për një kulturë pa ndëshkueshmërie në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përveç çështjes që lidhet me persona me rekorde kriminale të hyjmë edhe në kulturën e ndëshkueshmërisë, që përfshin edhe dekriminalizimin edhe katarsisin për të ju thënë njerëzve që në administratë nuk do të ketë jo vetëm ish-të dënuar, por edhe persona të gjetur fajtorë nga Prokuroria dhe të padënuar.


Oerd Bylykbashi: Duhet të keni nocionin bazë juridik.


Taulant Balla: Nocionet i marr nga partnerët. Që Kryetari i Partisë tënde është fajtor për vjedhjen e 250 milionë eurove.


Oerd Bylykbashi: Balla drejtësia ka punën e vetë.


Taulant Balla: Nuk ka dekriminalizim pa mbaruar procese ligjore. Pra të shtohen jo vetëm persona me të shkuar kriminale por edhe të personave të gjetur fajtorë dhe të padënuar.


Oerd Bylykbashi: Kemi propozimet tona, merrini shqyrtojini me qetësi. Sa përket kërkesës së ndërkombëtarëve, Kuvendi do të bëjë kërkesën. Merreni me qetësi, çdo gjë për barrën juridike do ta mbani ju. çështja e ndëshkueshmërisë është çështje e reformës në drejtësi.


Armando Subashi: Po të jetë ashtu e çojmë edhe dekriminalizimin dhe e mbyllim fare këtë komision. Ne kërkojmë të shtojmë edhe eliminimin e kulturës së pa ndëshkueshmërisë. Këtë bazë ne rrugës do të shohim ta përkthejmë në nisma ligjore. Kaq është e thjeshtë.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY