Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet avokatja në Belgjikë: Frroku u arrestua në 2004, por u lirua pa asnjë kusht

31/03/2015
Flet avokatja në Belgjikë: Frroku u arrestua në 2004, por u lirua pa asnjë kusht
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një intervistë telefonike për “Top Channel”, avokatja mbrojtëse e Mark Frrokut në Belgjikë, Carine Couquelet, hedh dritë mbi ngjarjen e ndodhur në vitin 1999 në Bruksel, për të cilën akuzohet deputeti Frroku, si dhe mbi provat që disponon prokuroria belge për këtë ngjarje.
“Është një histori shumë e vjetër e marsit 1999 dhe në 2004 klienti im është arrestuar këtu në Belgjikë për këtë çështje dhe pas dy muajsh, drejtësia belge e liroi atë pa asnjë kusht. Kjo do të thotë, sipas meje, që akuza ishte shumë e dobët, sepse kur ti lirohesh pas dy muajsh nga burgu pa asnjë kusht, pa asnjë akuzë, do të thotë që akuza është absolutisht e dobët. Nuk ka dëshmitar, nuk ka prova materiale. Klienti im ka thënë që nuk ka qenë në atë kohë në Belgjikë. Ai ka qenë më parë në Belgjikë, por në kohën e kësaj ngjarje nuk ka qenë. Ai ka qenë në Shqipëri dhe këtë do t’ja provoj gjykatës. Ka vetëm një dëshmi anonime dhe nuk është e mjaftueshme për të dënuar një person”, thotë avokatja belge.
Lidhur me zgjatjen e këtij procesi gjyqësor ajo thotë se:
“Unë kam përfaqësuar klientin tim që në vitin 2004. Pas vendimit të gjykatës e cila e dënoi me 10 vite, çështja shkoi në Gjykatën e Lartë dhe kjo gjykatë e prishi vendimin në vitin 2010 dhe tani jemi në pritje të kemi një proces të ri gjyqësor dhe unë besoj që ai do të shpallet i pafajshëm, pasi nuk ka asgjë në këtë dosje.
E pyetur nëse Mark Frroku mund të arrestohet nëse udhëton drejt Belgjikës, ajo ka deklaruar se kjo varet nga autoritetet belge, por sipas saj nuk ka asnjë arsye.
“Kjo varet nga autoritetet belge, por nëse vjen kjo çështje, ne do t’i drejtohemi gjykatës që ai të lihet i lirë deri në fillimin e procesit, sepse është një histori shumë e vjetër dhe ai ka bërë 2 muaj burg e nuk ka asnjë arsye për ta arrestuar tani.”
Avokatja Couquelet thotë se ka pasur kontakte të vazhdueshme me klientin e saj, deputetin Mark Frroku edhe gjatë ditëve të fundit, dhe sipas saj, Frroku ka shprehur gatishmërinë për t’u përballur me drejtësinë belge, pasi sipas saj, nuk ka asnjë arsye që t’i fshihet derisa është i pafajshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK-Antimafia italiane, aksion kundër pastrimit të parave, 14 masa sigurie në Itali dhe Shqipëri

SPAK-Antimafia italiane, aksion kundër pastrimit të parave, 14 masa sigurie në Itali dhe Shqipëri

26/05/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Zbulohen 21 kandidatët në garë për drejtimin e katër qarqeve të Policisë së Shtetit

26/05/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

Operacion i policisë në Sarandë dhe Ksamil për ndërtimet pa leje, urdhër-arreste për policë e biznesmenë

26/05/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Kushtetuesja rikthen në Gjykatën e Lartë Erion Veliajn. A do ta lirojë Sadushi

25/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK-Antimafia italiane, aksion kundër pastrimit të parave, 14 masa sigurie në Itali dhe Shqipëri

SPAK-Antimafia italiane, aksion kundër pastrimit të parave, 14 masa sigurie në Itali dhe Shqipëri

26/05/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Zbulohen 21 kandidatët në garë për drejtimin e katër qarqeve të Policisë së Shtetit

26/05/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

Operacion i policisë në Sarandë dhe Ksamil për ndërtimet pa leje, urdhër-arreste për policë e biznesmenë

26/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.