Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konferenca e BE-së: Qeveria në Shqipëri ndikim politik mbi TVSH-në, dy vjet pas miratimit të ligjit asnjë rezultat domethënës

05/04/2015
Konferenca e BE-së: Qeveria në Shqipëri ndikim politik mbi TVSH-në, dy vjet pas miratimit të ligjit asnjë rezultat domethënës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komiteti Ekonomik e Social Europian, një organ konsultativ i BE-së organizoi konferencën e posaçme me temë “Pavarësia e shërbimit të medias publike në vendet e zgjerimit”, ku u diskutua edhe mbi median private, shoqërinë civile, presionet politike dhe financiare, transparencën, autocensurën dhe përcaktimin e “gazetarisë investigative”.
Sipas një opinioni të përgjithshëm të kësaj konference, bëhet e ditur se, në përgjithësi, pavarësia e medias rezulton më pak problematike në Tiranë, sesa në Beograd, Shkup, Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë apo Ankara, siç raportuan të ftuarit nga rajoni dhe organizatat e ndryshme.
Por, Frane Maroevic, përfaqësues i OSBE, shprehu rezervat e tij për mungesën e rezultateve domethënëse në zbatimin e ligjit për transmetimin e mediave, si edhe për mungesën e pavarësisë editoriale të transmetuesit publik në Shqipëri.
“Në Shqipëri kanë kaluar dy vjet nga miratimi i ligjit në Parlament për transmetuesit e mediave dhe ende nuk ka rezultate domethënëse në zbatimin e tij. Nuk ka ndryshime thelbësore në Këshillin Mbikëqyrës të transmetuesit publik, çfarë varet nga vullneti politik dhe konsensusi në Parlament. Shqetësimet mbeten për pavarësinë editoriale të transmetuesit publik dhe për të gjitha këto përpjekje të nevojshme, për ta transformuar atë në një transmetues të qëndrueshëm publik, me autonomi financiare e llogaridhënie publike, u shpreh Frane Maroevic.
Për Oliver Vuljaniç, sekretar i Përgjithshëm i SEEMO, ndikimi i fortë politik i qeverisë mbi televizionin publik, pasohet me besimin e ulët të publikut ndaj televizionit publik.
“Në përgjithësi, gjithmonë ushtrohet ndikim i fortë politik nga Qeveria për ndryshimet në televizionin publik dhe kjo nuk është e mirë. Si rezultat, në fund kemi atë që shohim në Shqipëri, por s’është vetëm atje ky fenomen, që njerëzit e thjeshtë nuk besojnë më në televizionin publik”, shtoi Oliver Vuljaniç.
Ndërsa Knut Fleckenstein, zëvendëspresident i S&D në PE, sheh me skepricizëm edhe pavarësinë e mediave privae në Shqipëri, për shkak edhe të presioneve financiare ndaj tyre, presioneve politike, etj.
“Mediat private mund të duken të pavarura ndaj ndërhyrjeve shtetërore, por ato mund të kenë presione financiare për motive reklamash, apo presione politike për arsye pronësie, miqësie, e kështu me radhë”, u shpreh Knut Fleckenstein.
Konkluzionet e kësaj konference do të paraqiten më 2-3 Qershor, gjatë Forumit të pestë ballkanik në Beograd, së bashku me rekomandimet përkatëse, ku në nivel ndërkombëtar kërkohet më tepër mbështetje për transmetuesit publik në vendet e zgjerimit; në nivel europian mbeten raportet e progresit të Komisionit, por shfaqet nevoja për një politikë të duhur të medias; ndërsa në nivel kombëtar i kërkohet transmetuesit publik europian të shpërndajë parimet themelore, editoriale dhe menaxhuese ndaj transmetuesve publikë vendas, të cilët inkurajohen për qasje proaktive dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.